Humbi jetën i për*plasur nga një helikopter, pak pasi kishte dalë për të pirë kafe me të atin.
Advertisements
Është kjo mënyra në të cilën gjeti vde*kjen 42-vjeçari brazilian Alessandro Correia Leite, i cili humbi jetën pasi helikopteri përfundoi sipër tij, teksa ai po ecte në rrugë.
Aksidenti tr*agjik të cilin mund ta shihni në videon më poshtë ndodhi në qytetin e Ubatuba gjatë kësaj të enjteje, rreth 200 kilometra larg San Paolo.
Advertisements
Ishte turistja 34-vjeçare Vivian Carolina Cataldo, ajo që filmoi gjithçka teksa ndodhej pasagjere në helikopter, një Robinson R44 Raven II, ajo dhe i shoqi Tiago, të cilët po bënin një tur panoramik mbi qytetin brazilian, kur befas ra alarmi i emergjencës.
Mjeti fluturues nisi të humbasë kuotë me shpejtësi, duke u përplasur në rrugë, pikërisht në vendin ku po kalonte Alessandro Correia Leite shkruan noa.al, i cili gjeti vde*kjen e menjëhershme.
Vivian, Tiago dhe piloti i helikopterit shpëtuan për mrekulli, vetëm me disa dëmtime të lehta. /noa
Helikopteri përplaset në rrugë dhe vret kalimtarin, shpëtojnë pasagjerët on Vidnews.