Haradinaj tr*ondit me deklaratën e tij: Ndërkombëtarët na kanë kërkuar të japim pjesë të Kosovës për t’u njohur nga Serbia

Kryeministri Ramush Haradinaj, teksa ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ndërkombëtarët u kanë kërkuar që ta japin një pjesë të veriut të vendit për ta marrë njohjen nga Serbia.

Advertisements

Përveç kësaj, Haradinaj ka thënë se u është kërkuar edhe krijimi i një Republike brenda Republikës. Ndërkohë teksa ka folur për deklaratën e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, që taksa të hiqet për 120 ditë që të ruhet partneriteti me ShBA-të, Haradinaj ka thënë se ky partneritet nuk është menduar kur kanë dashur ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale. Vendosja e taksës sipas Haradinajt është një e drejtë në të gjithë botën moderne.

Lidhur me këtë, kryeministri ka përmendur që Amerika dhe Kina janë në një luftë tregtare.

Advertisements

Kreu i Qeverisë u ka bërë thirrje krerëve të politikës në vend që të jenë njëzëri se nëse Serbia do ta njohë shtetësinë e Kosovës, atëherë Kosova do ta heqë takën prej 100 përqind ndaj mallrave të tyre.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për heqjen e taksës për 120 ditë në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA-të, Haradinaj tha se nuk u mendua për miqësinë amerikane kur u tentua shfuqizimi i Gjykatës Speciale në Kuvend.

Haradinaj ritheksoi edhe njëherë se nuk do të hiqet taksa pa njohje të Kosovës nga Serbia dhe se kanë kaluar 20 vjet dhe Kosova ka mbetur peng në këtë drejtim, ndërsa shtoi se kërkimi i të drejtave për vendin, nuk do të thotë se po kundërshtohet SHBA-ja.

Artikulli paraprakKjo është nëna mi*zore që e la të birin të “ngordhte” urie, aq sa kur vd*iq peshonte më pak se sa kur kishte lindur
Artikulli tjetërE fundit! Bre*sheri plu*mbash prane Komisiariatit nr 2(Detaje)