Grab*itje spektakolare perpara ‘hundës’ së Policisë ndërkohë që ishte person në kërkim

I riu në kërkim kryen gr*abitje spektakolare të bankës në Tepelenë.

Advertisements

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës ka rënë pre e grab*itjes pasditen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në qendër të qytetit. Autori i grab*itjes, që ka qenë i vetëm, mbante në dorë një ar*më zj*arri me tytë të gjatë dhe nën kërc*ënimin e saj, grab*iti paratë që ndodheshin në arkë.

Ai nuk ka folur asnjë fjalë, por u ka bërë me shenjë punonjësve të bankës t’i dorëzojnë paratë. Grabitësi e ka menduar me detaje aksionin, pasi ka kaluar me mjetin tip “Benz”, ngjyrë gri, jo në rrugën që kalon para Komisariatit të Policisë, duke shmangur edhe patrullën.

Advertisements

Autori është drejtuar në bankë në momentin që patrulla e Policisë është larguar. Duke hyrë me shpejtësi, i maskuar me një kapuç dhe pa folur asnjë fjalë, ai ka kër*cënuar me ar*më punonjësit e bankës, ka grab*itur lekët që ndodheshin në arkë dhe është larguar. Ndonëse nuk e ka përdorur ar*mën, një pl*umb ka mbetur brenda në bankë. Punonjësit e bankës, të tron*ditur nga ngjarja, nuk kanë aktivizuar sinjalin e alarmit për të lajmëruar në kohë Policinë. Sipas të dhënave të deritanishme, pas grab*itjes, autori i arma*tosur është larguar në drejtim të fshatit Salari.

Policia e Tepelenës ngriti postblloqe të shumta në të dyja segmentet e rrugës nacionale Tepelenë-Kakavijë dhe Tepelenë-Tiranë. Një orë pas ngjarjes, Policia e Tepelenës mundi të bëjë identifikimin e autorit. Bëhet fjalë për K.R., rreth 25 vjeç, një person i shpallur në kërkim, me precedentë penalë, i dën*uar më parë për kultivim të bimëve narko*tike.

Në ndihmë të efektivëve të Tepelenës erdhën dhe forca të FNSH-së, ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. “Rreth orës 15:10 në Tepelenë një person i mask*uar është futur në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe nën kërcë*nimin e ar*mës dyshohet se ka marrë një sasi parash që ndodheshin mbi banak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, si dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit”, bën me dije Policia. Ka dyshime se, autori, pak ditë më parë, ka kryer një grab*itje me dhu*në në Memaliaj.

Këtyre dy grabitjeve të rënda me ar*më që dyshohen se janë nga i njëjti person, i identifikuar si një i ri në moshë, shtatlartë dhe i maskuar me kapuç, që më pas largohet me automjet, i shtohen edhe dy gra*bitje të njëpasnjëshme brenda një nate, të kryera nga një adoleshent, me shuma shumë të vogla parash, por me ndikim të madh në psikologjinë e banorëve të Tepelenës.

Artikulli paraprakPas “she*rrit” me Noizin, Oriola Marashi nxjerr fotot gjysmë laku*riq
Artikulli tjetërKujdes! Ndryshon procedura për targat e automjeteve