E dhimbshme! Mberrin trupi i Anxhelines, nena e sheh ate pas plot 12 vitesh

Ditën e sotme ka mbërritur në Berat trupi i pajetë i 29 vjeçares Anxhelina Petro, vajza shqiptare e cila u cop*tua nga i ati Aleko Petro më 2 janar në Korfuz.

Advertisements

Sipas mediave greke mjeku ligjor ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të të ndjerës drejt Shqipërisë, një kërkesë që u bë nga nëna e Anxhelinës, e cila deklaronte pak ditë më parë se kishte 12 vite që nuk shihte vajzën e saj. Trupi u transportua pa pagesë nga zyra e Korfuzit në kufirin shqiptaro-grek (Mavromati)

Anxhelina do të va*rroset në Berat nga familja e nënës së saj, e cila prej vitesh ishte ndarë nga Aleko Petro.

Advertisements

Aleko Petro debatoi me të bijën për shkak të lidhjes që ajo kishte prej kohësh me një djalë afgan, dashuri të cilën shqiptari nuk e pranonte. Në debat e sipër në shtëpinë e tij, Aleko Petro e ka që*lluar plot 7 herë me një shufër hekuri të bijën në kokë, duke i marre jeten. Më pas ai e ka gro*posur 29 vjeçaren në oborrin e shtëpisë.

Artikulli paraprakKush eshte bukuroshja qe do prezantoje perkrah Manushit ne Top Channel(Foto)
Artikulli tjetërTr*ondit avokati: Banka e Linda Ramës po blen prona shqiptare për një kompani ruse(Dokument)