Ky është momenti i pabesueshëm kur në burrë është hedhur në lumë nga një urë 21 metra e lartë për të shpëtuar një grua që po mbytej. Dhyaneshwar Bilder po ecte me biçikletë në një urë mbi lumin Tapi në Rawar-Taluk të Maharashtra, Indi, kur pa gruan që u hodh në lume.
Advertisements
Një turmë njerëzish u mblodh sipër urës duke parë gruan e pafuqishme, e cila po mbytej po asnjë nuk kishte guxim të hidhej për ta shpëtuar.
Vetëm Dhyaneshwar u tregua i guximshëm. Ai zbriti nga biçikleta e tij dhe hodhi një copë të madhe druri në lumë. Më pas 30-vjeçari u hodh edhe vetë. Dhyaneshwar notoi drejt gruas së bashku me copën e drurit dhe i kërkoi asaj që të mbahej në të, duke e tërhequr drejt bregut.
Advertisements
30-vjeçarja, një banore e fshatit Dhurkheda, u hodh në lumë për ti dhënë fund jetës pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj. Falë Dhyaneshwar, ajo mbijetoi.