Zbulohen urdhërat që dha Rama kundër policisë në 21 janar(VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka lëshuar akuza të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama.

Advertisements

Në një postim në rrjetet sociale Vasili ka shkruar “Ky qe sot qan e qurrepset per respektin qe gjoja ka per policine, ne 21 janar te 2011 e dh*nonte si k*iminel policine me drunj hunj e molotov bile perdorte edhe flamurin kombetar si mjet lufte,pasi i tille anti flamur eshte”.

“Kryeministri dje dhunues i policise dhe i flamurit, sot qan si krokodil per te.

Advertisements

Historia e ketij kryeministri eshte banalisht historia e nje genjeshtari ordiner maniak te karriges se pushtetit,sepse pa te cilen eshte me pak se hiçgje.

Ky qe sot qan e qurrepset per respektin qe gjoja ka per policine, ne 21 janar te 2011 e dh*nonte si k*iminel policine me drunj hunj e molotov bile perdorte edhe flamurin kombetar si mjet lufte,pasi i tille anti flamur eshte” ,- ka shkruar ai në postimin e tij.

Më tej Vasili është shprehur se sapo erdhi në pushtet Rama, uli në detyrë policin që mbrojti flamurin në kulmin e dhunës së urdhëruar nga kryeministri.

“Sapo erdhi ne pushtet po ky kryeminister ne vend qe te ngrinte,perkundrazi e uli ne detyre Amarildo Yzeirin policin simbol qe mbrojti flamurin ne kulmin e dh*nes se urdheruar nga ky mashtrues qe eshte sot ne krye te qeverise”, – ka nënvizuar ai më tej.

Krahas këtij postimi Vasili ka publikuar edhe një video, në të cilën shikohet se si qëllohet policia me drunj gjatë protestës së 21 janarit.

“Ndaj shiheni videon dhe ju perseris,refuzoni te degjoni nje mashtrues kryeminister qe genjeshtren e ka te vetmin dimension te vertete te tij” – përfundon kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Artikulli paraprakDetaje nga ngjarja e rende ne Berat ku burrë e grua u hodhën nga ballkoni. Si e paralajmëruan ngjarjen, kërkuan që…
Artikulli tjetërHaradinaj ben deklaraten qe gezon cdo shqiptare: Taksa 100% nuk do të hiqet edhe nëse rrezikohet rrëzimi i Qeverisë