Televizionet, të cilat e kanë shfaqur direkt protestën e studentëve në Tiranë dhe në qytetet universitare të vendit, e kanë ndërprerë transmetimin në mesditë, rreth orës 12:00, kur revolta po arrinte kulmin e saj, grumbullimin më të madh.
Advertisements
Këtë fakt e ka konstatuar pedagogu dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, njëherësh anëtar i Komisionit të Medias në Kuvend.
Boçi, u ka bërë thirrje mediave sot, që të mos e censurojnë protestën e fuqishme të studentëve, siç i ka urdhëruar kreu i qeverisë Edi Rama, por të vendosin interesin publik mbi pazaret personale.
Advertisements
Reagimi i deputetit:
Rama dhe njëherë tjetër përçmon studentët! Urdhëron televizionet të heqin nga transmetimi live, protestën e tyre dhe të lidhen me Ramën.
Kryeministri i hoteleve luksove, i sarajeve personale, i kapur në panik, vendos me arrogancë censurën dhe injoron studentët, të cilët luftojnë ndaj zhvatjes që ai i bën atyre!
Mediat kombëtare dhe televizioni publik, në vend që të ishin të parët për të informuar publikun, kanë vendosur censurë të plotë. Protesta nuk ndalet nga marifetet e Ramës dhe censura e urdhëruar!
Në emër të studentëve dhe si anëtar i komisionit të medias, u kërkoj atyre të vendosin interesin publik mbi pazaret personale!
Studentët kërkojnë që e vërteta e tyre të transmetohet!’