Dy shqiptare behen “heronj” ne Austri, teksa i shpetojne jeten nje te riu qe ishte duke u mbytur. Ngjarja ka ndodhur ne pishinën e mbuluar të Aqua Nova në Wr. Neustadt të Austrisë: Një 23-vjeçar po rrezikonte të mbytej, por në sekondën e fundit u shpëtua nga dy djem shqiptarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Advertisements
I riu 23 vjec ishte zhytur ne pishine, por papritmas rrezikoi jeten. Per fat nderhyne ne kohe Ideali (20) dhe Leutrim Kuburja nga Pottenstein (Baden).
Ngjarja ndodhir kur kujdestari i pishines po diskutonte me një vizitor, kur një afgan 23-vjeçar u fut në pishinën sportive dhe rrezikoi jeten,
Advertisements
“Papritmas vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u menduar. Edhe unë notova deri te ai dhe pastaj e tërhoqëm së bashku me vëllanë tim nga uji”, thotë 20-vjeçari, Ideal Kuburja, i cili aktualisht është duke bërë shërbimin civil për infermieri në Ebreichsdorf, informon Albinfo.ch.
“I riu ishte fundosur, kështu që menjëherë e nxjora nga uji dhe e vendosa në pozitë të përshtashme, pastaj ai nxjorri shumë ujë nga goja”, i përshkruan ai minutat e ankthit.
Një infermiere e rastësishme erdhi në ndihmë dhe që të dy u përkujdesën deri në ardhjen e ambulanës. Ai është shtruar në një spital në Wr. Neustadt.