Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ndarë një video emocionuese në rrjetet sociale.
Advertisements
Ministrja shpjegon se reshteri Ervin Todo është kthyer nga misioni i tij në Afganistan dhe i ka bërë një surprizë të bukur familjes së tij.
“Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.
Advertisements
Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!”, shkruan ministrja.
Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!
Gepostet von Olta Xhacka am Mittwoch, 19. Dezember 2018