Marios Gogolos, efektivi i policisë greke i a*restuar dje nga policia e Sarandës të lihet i lirë. Kjo është kërkesa e Prokurorisë.
Advertisements
Organi i akuzës ka kërkuar sot nga gjykata që a*restimi i 35-vjeçarit të cilësohet i ligjshëm dhe ndaj të tij të jepet masa e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.
Shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracisë së Re, u ndalua dje në postbllokun e Kranesë në Sarandë, teksa shkonin për në Bularat, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kostandino Kacifas, 40 ditë pas ndarjes së tij nga jeta.
Advertisements
Gogolos, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me një a*më zj*rri pa leje, e tipit pi*toletë me 6 f*shekë.
“Ar*estimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor ‘Sarandë-Gjirokastër’, në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një a*më z*arri pa leje, e tipit p*stoletë me 6 fishekë”, njoftoi Policia.
Ndërkohë, sipas burimeve nga pala greke, badigardi deklaroi në kufi se kishte me vete a*mën e tij, ndërsa Policia shqiptare deklaron se ai akuzohet për ar*ëmbajtje pa leje.