Turp! Ja kush jane 4 deputetë të PD, PS, LSI, qe udhëheqin protestën anti-shqiptare në Bularat

Katër puthadorët e gjunjëzuar të Janullatosit, anti-shqiptarët Berisha, Metaj, Rama, Basha që hiqen si “atdhetarë”, kanë çuar deputetët dhe këshilltarët e tyre bashkiakë të Dropullit, në krye të manifestimit anti-shqiptar grek në Bularat, për nderimin e “heroit Kaçifas” të Vorio-Epirit dhe thirrjet histerike, për copëtimin e Shqipërisë, me autonomi greke të zonës Korcë-Gjirokastër-Sarandë-Himarë

Advertisements

Manifestimi histerik grek në Bularat, është tentativa e dytë antishqiptare brenda 1 muaji, organizuar nga qarqet shoviniste politike e fetare greke, të cilët prej mëse 100 vitesh, po ngrysen e gdhihen, me ëndrrën e pjerdhur të “Vorio-Epirit”, për të krijuar trazira e përleshje luftarake, në jug të Shqipërisë.

Këtë guxim, nuk e kanë të lindur, por të “rilindur” në vitin 1992, nga zuzarët e politikës anti-shqiptare të këtyre 28 viteve; Berisha, Nano, Majko, Metaj, Rama e Basha, të cilët për pasuri e sundim, u kanë kanë krijuar e lënë grekëve, terren të lirë veprimi kundër Shqipërisë.

Advertisements

Katër puthadorët e gjunjëzuar të Janullatosit, që hiqen si “atdhetarë”, kanë çuar e aktivizuar 4 deputetët dhe 21 këshilltarët e tyre grekë të bashkisë Dropull, me porosinë, për të organizuar e udhëhqur, manifestimit anti-shqiptar në Bularat.

Sipas informacionit që ka ardhur në “PAMFLETI”, thuhet se kryetari i PD i Bashkisë Dropull, “Kaluçi” Arqilea Deçka, deputetët grekë në parlamentin shqiptar, Vangjel Dule i PD, Vangjel Tavo i LSI, Anastas Angjeli e Andrea Marto të PS, së bashku me PBDNJ, me organizatën Omonia, Partinë “Agimi i Artë”, zëdhenësin mediatik grek në Shqipëri, Panajot Barka dhe kryeklerikun grek “Major” Janullatos, kanë zhvilluar takim “konfidencial”, në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Ata, kanë përcaktuar, masat e organizimit të mafestimit të 8 dhjetorit në Bularat, maskuar pas gjoja, nderimit të “heroit Kaçifas”, si dhe kanë fiksuar parrullat e fjalimet. që po mbahen në Bularat, me thirrjet histerike, për copëtimin e Shqipërisë dhe autonomi nën protektoratin grek, të zonës Korçë-Gjirokastër-Sarandë-Himarë.

Kjo skemë anti-shqiptare, mbështetur me heshtje të plotë mos veprim, nga krerët e PD, PS, LSI, po realizohet aktualisht në territorin etnik e zyrtar shqiptar Kakavijë-Bularat, ku në krye të manifestimit anti-shqiptar, janë vënë kryetari dhe të 21 këshilltarët e Bashkisë Dropull, të udhëhequr nga deputetët Dule e Tavo.

Sa për kujtesë, Bashkia Dropull ka 21 këshilltarë, nga të cilët, 10 janë të LSI, 3 të PD, 3 të PS, 3 rë PBDNJ-OMONIAS, 1 i PSD (Paskal Milo) dhe 1 i partisë greke “MEGA”.

Kryetari i Bashkisë Dropull, Arqilea Deçka është anëtar I Këshillit Kombëtar dhe përfaqësues i PD, Kryetari i Këshillit Bashkiak Spiro Dhjamandi, Nënkryetarja Irini Çami dhe Sekretarja Urania Kurameno, janë përfaqësues të LSI.

Këta, pavarësisht se janë pushtet lokal i Shtetit Shqiptar, që paguhen nga taksat e shqiptarëve, janë ngritur kundër e janë vënë, në krye të manifestimit kundër interesave të Shqipërisë, me financim nga buxheti shtetit shqiptar, me thirrje, promovim e mbrojtje, të interesave shoviniste greke.

Zoti President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Rexhep Metaj, përse po heshtni përballë p*rdhosjes së Kushtetuës, nga deputeti dhe të zgjedhurit e partisë tënde, në bashkinë Dropoll, të cilët po bëjnë diversion ushtarak grek, brenda territorit të Shqipërisë, me në krye Janullatosin, që ju i dhatë shtetësinë shqiptare, në shkelje të plotë të Kushtetutës?

Zoti kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Kaso Ruçaj, përse nuk po veproni, kur 4 deputetë të parlamentit shqiptar, janë venë në krye të diversionit ushtarak grek, në jug të Shqipërisë?/

Artikulli paraprakJa kush jane njerezit e Erion Velise qe po kontrollojne protesten e sotme
Artikulli tjetërJa kush eshte spiuni që i raporton drejtor Bujarit te PS