Tsipras akuzon Kosoven nga Beogradi, ja cfare thote

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, tha se Kosova është duke i hedhur benzinë zj*arrit me veprimet e fundit, konkretisht tarifën doganore dhe vendimin për të formuar ushtrinë.

Advertisements

Pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në Beograd, Tsipras ka reaguar ndaj vendimit të Kosovës për të vendosur tarifa 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina dhe formimit të ushtrisë.

Tsipras tha se i dënon këto hapa të Kosovës dhe nënvizoi se mbështet Serbinë, e cila, siç tha ai, është duke avancuar në rrugën e zgjidhjes. Ai po ashtu deklaroi se puna e presidentit serb Vuçiç dhe qeverisë serbe është e vështirë dhe tha se Serbia synon arritjen e stabilitetit në rajon.

Advertisements

Duke folur edhe rreth marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, kryeministri grek tha se Greqia është bërë një nga elementet e stabilitetit në rajon me këtë marrëveshje.

Sipas tij, marrëveshja në fjalë do të jetë katalizator edhe i marrëdhënieve Greqi-Serbi.

“Nëse themi se Maqedonia përfaqëson një zonë gri midis nesh, nuk do të ekzagjeronim. Tashmë ajo nuk është mur mes nesh, por do të jetë një urë. Kjo marrëveshje do të mundësojë t’i forcojmë marrëdhëniet tona me projekte që do të na lidhin me njëri-tjetrin”, tha Tsipras.

Ai deklaroi se marrëveshja e parë ndërkombëtare midis Maqedonisë dhe Greqisë do të nënshkruhet me pjesëmarrje edhe të Serbisë, ndërsa paralajmëroi formimin e një korridori hekurudhor midis Selanikut, Shkupit, Beogradit dhe Budapestës.

Kryeministri grek i cilësoi si tejet të mira marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë dhe tha se populli serb e konsideron Greqinë si aleat dhe mik si në politikë, ashtu edhe në fushën e ekonomisë.

“Me punimet në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjerë, Serbia nuk i zhgënjen mbështetësit e saj”, tha Vuçiç.

Artikulli paraprakB*lindohet Lazarati! Ja telefonata qe ngriti ne kembe policine e Gjirokastres!
Artikulli tjetërBesi bie ne “hall” me Ijen, publikon videon në Instagram