“Termet ne PD”, Basha sul*mon publikisht Berishën: Kr*imi dhe korrupsioni nuk lindën me Ramën në pushtet

Basha e pranoi publikisht, në sy të Sali Berishës, se kr*imi dhe korrupsioni nuk kanë lindur këto pesë vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës

Advertisements

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka su*lmuar sot publikisht ish-liderin historik të Partisë Demokraktike, Sali Berisha, duke shënuar kështu krisjen e thellë dhe më të madhe mes dy njerëzve më të lartë të PD.

Nga Kuvendi Kombëtar i PD, Basha e pranoi publikisht, në sy të Sali Berishës, se krimi dhe korrupsioni nuk kanë lindur këto pesë vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës, por i kanë rrënjët shumë më thellë, që te qeverisja e Berishës. Gjithashtu, kreu demokrat, i cili ndodhet në këtë post që prej vitit 2013 me bekimin e vetë Sali Berishës, sot tregoi publikisht ndarjen përfundimtare me të.

Advertisements

“Kr*imi dhe korrupsioni nuk lindi këto pesë vitet e fundit, është e vërtetë që biznesmenët kanë ndikuar edhe më parë”, tha Basha.

Përplasja mes Berishës dhe Bashës ka nisur prej kohësh, teksa ky i fundit ka vendosur të bashkëqeverisë në heshtje dhe në fshehtësi me kryeministrin Rama. Kjo zemëroi së tepërmi Berishën, i cili nga tmerri i Reformës në Drejtësi, që do të nisë goditjen në fillim të vitit 2019, u afrua me Presidentin Ilir Meta, për t’i shpëtuar ‘dorës së zezë’ të drejtësisë. Kjo e largoi atë nga Basha, i cili nga ana e tij vijon nën sqetullën e Ramës.

Artikulli paraprakRrefimi tro*ndites i vajzes anonime qe demaskon Taulant Muken dhe tregon lidhjen e tij me ish dekanin e mjekesise
Artikulli tjetërDo ta merrni pushtetin me dh*une? Basha habit me pergjigjen qe jep