Studentët pritet të mbajnë sot ditën e tetë të protestës së tyre, për të cilën kanë paralajmëruar se do të ketë përshkallëzime. Një pjesë e tyre kaluan mbrëmë natën para Kryeministrisë duke sfiduar të ftohtin.
Advertisements
Ndërkohë ish.zv ministri i Arsimit ka një tjetër mesazh për studentët, ndërsa u kërkon atyre të pranojnë pedagogët që duan vettingun.
“Mirëmengjesi Rini! Një mesazh për ju, rinia që po sjell dritën e diturisë, rinia që po i jep forcë intelektualit. Pranoni mes jush vetëm ata akademik që pranojnë të bëhen pjesë e vetingut në arsim! Vetëm ata e dinë se si bëhet reforma në arsimin e lartë, sepse ata e dinë se çfarë duhet të jetë universiteti! Ata janë me ju, për ju! Përqafime”, shprehet Muka.
Advertisements
Ndiqni videon!
Mirëmengjesi Rini! Një mesazh për ju, rinia që po sjell dritën e diturisë, rinia që po i jep forcë intelektualit. Pranoni mes jush vetëm ata akademik që pranojnë të bëhen pjesë e vetingut në arsim! Vetëm ata e dinë se si bëhet reforma në arsimin e lartë, sepse ata e dinë se çfarë duhet të jetë universiteti! Ata janë me ju, për ju! Përqafime!
Gepostet von Taulant Muka am Dienstag, 11. Dezember 2018