Pas grab.itjes se 7.5 milione lekeve te rinj nga makina e një kompanie sigurie private, që po kryente transferimin e parave nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës drejt një banke të nivelit të dytë, policia ka a.rrestuar dy punonjesit e sigurise.
Advertisements
Grabitja ndodhi dje nen ker.cenimin e arm.eve, ku autorët, dyshohen tre persona kanë mundur të marrin rreth 7.5 milionë lekë të rinj. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Lagjen 14 të qytetit bregdetar, e njohur si lagjja “Shkozet”.
Njoftimi
Advertisements
Specialistët për Kr.imet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë a.rrestuar në flagrancë shtetasit:
•F.S. 46 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private ;
• A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private.
Shtetasit e mësipërm janë a.rrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale”Shpërdorimi i detyrës” ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërc.ënimin e arm.ës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.
Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar.