Studentët ‘rrethojnë’ Parlamentin: Te plotesohen 8 kerkesat tona!

Protesta studentore prej më shumë se një javë është përqendruar te Ministria e Arsimit, por sot studentët kanë vendosur që protestën e tyre ta zhvendosin përballë Parlamentit.

Advertisements

“Njoftohet se nesër Dt: 13/12 do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00. Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë”, thuhet në deklaratën për të mediat.

Studentët mbeten të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me kryeministrin Rama, pa u miratuar më parë 8 kërkesat që kanë parashtruar, ku më kryesorja është përgjysmimi i tarifave të shkollës.

Advertisements

Në Kuvend pritet që të shqyrtohen edhe dy amendamentet e LSI-së të depozituara një ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende nëse Partia Demokratike do ti bashkohet kësaj nisme për tu kthyer në Parlament.

Deri më tani, protesta e studenteve është zhvilluar para Ministrisë së Arsimit. Të martën dhe sot, protestuesit u ndanë në dy grupe, duke u vendosur një pjesë para ministrisë së Arsimit dhe një pjesë para kryeministrisë.

Ditën e martë, kur skadoi edhe afati i që studentët kishin vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre, një grup protestuan edhe te Zogu i Zi.

Artikulli paraprakNje tjeter shqiptar vr*itet me dy plu*mba në kokë Greqi(Detaje)
Artikulli tjetërEkz*.ekutimi i Edison Harizaj, pyetet për here të 10 Merkaj: Thote ate qe nuk pritej ….