Një tjetër skandal po ndodh pas atij të plehrave, ku një hidrocentral i ri po ndërtohet tek hyrja e Kanionit të Holtës, një bukuri natyrore ku ka tërhequr shumë vizitorë.
Advertisements
Tashmë projekti është miratuar dhe punimet kanë filluar në datën 8 Tetor 2018 dhe përfundon në datën 8 Tetor 2020 ku sipërmarrësi i punimeve është “Klaudia Kostruksion” Shpk më një vlerë prej 460 697 625 lekësh.
Edhe pse u shpall nga bashkia Gramsh si monument natyrorë tashmë ky kanion do të marrë një pamje krejt tjetër, ku dora e njeriut është sërish shkatërruese ndaj natyrës ku kësaj radhe Bashkia Gramsh është përgjegjësja kryesore i këtij shkatërrimi.
Advertisements
Pra, interesi personal vazhdon të triumfojë kundrejt interesit të komunitetit ku edhe një bukuri që n’a e ka falë natyra nuk dimë t’a mirëmbajmë por e përdorim në favorë të interesave të disa njerëzve.
Populli i Gramshit akoma fle gjumë dhe në kurriz të tyre vazhdojnë të bëhen dallavera.