Muharrem Behrami nga Podujeva, i cili punon dhe jeton në Linz të Austrisë, është bërë hero në këtë shtet. Ai ka nderhyre për të shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak.
Advertisements
Muharrem Behrami së bashku me zjarrfikësit dhe Policinë austriake, kanë shpëtuar 14-vjeçarin që kishte mbetur i ngujuar në një oxhak.
Ishte kosovari ai i cili e ka dëgjuar ulërimat e 14-vjecarit i cili kërkonte ndihmë dhe pastaj ka njoftuar forcat e rendit për ndihme.
Advertisements
Ngjarja ka marrë vëmendje në mediat austriake, nderkohe qe nje faqe i ka kushtuar edhe gazeta “Land Leute”.
Muharrem Behrami nga Podujeva bëhet hero në Austri, shpëton jetën e 14 vjeçarit austriak (Video)Muharrem Behrami nga Podujeva i cili punon dhe vepron në Linz të Austrisë, është bërë hero në këtë shtet, shkruan faqja Podujeva Vendlindja Ime. Krejt kjo, pasi që Behrami ka intervenuar për të shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak.Muharrem Behrami së bashku me zjarrfikësit dhe Policinë austriake, kanë shpëtuar 14-vjeçarin që kishte mbetur i ngujuar në një oxhak. Ishte kosovari ai i cili e ka dëgjuar ulërimat e 14-vjecarit i cili kërkonte ndihmë, më pastaj ka njoftuar forcat e rendit për intervenim. Ky rast ka marrë vëmendje në mediat austriake, e që një faqe e ka zënë edhe te gazeta “Land Leute”.“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat të më në fund të lokalizoheshin”, ka shkruar gazeta, transmeton faqja Podujeva Vendlindja Ime.“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i fëmiut nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”, ka shkruar tutje gazeta.Pas intervenimit, 14-vjeçari u largua nga vrima që gati sa e kishte mbytur.“Në orën 4:30, fëmiu u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur dhe i çrregullt. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet tutje.Muharrem Behrami, i cili ishte i pari që dëgjoi britmat e djalit dhe kishte paralajmëruar shërbimet emergjente në mes të natës, është shprehur i kënaqur. Ai nuk e konsideron veten një shpëtimtar.“Unë vetëm e kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë ai për media austriake. Pamjet e së cilës na sjellë bashkëatdhetari jonë, Arben Ljatifi.#RESPEKT👍
Gepostet von Podujeva Vendlindja Ime am Montag, 24. Dezember 2018
“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat me në fund të lokalizoheshin”, ka shkruar gazeta austriake, transmeton faqja “Podujeva Vendlindja Ime”.
“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i tij nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”, ka shkruar gazeta.
Pas nderhyrjes, 14-vjeçari u largua nga vrima që gati sa e kishte mbytur. “Në orën 4:30, djali u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet në artikullin e gazetës austriake.
Muharrem Behrami, i cili ishte i pari që dëgjoi britmat e djalit dhe kishte paralajmëruar shërbimet emergjente në mes të natës, është shprehur i kënaqur. Ai nuk e konsideron veten një shpëtimtar.
“Unë vetëm bera detyrën time si, dhe i radhe telefonit. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë ai për media austriake.