Sherr për një fjalë goje, i riu goditet 4 herë me th*kë(Emrat)

Konflikt mes dy të rinjve, 20-vjeçari goditet katër herë me th*kë pas shpine.

Advertisements

Policia bëri të ditur se një i ri ka mbetur i p*agosur të hënën në qytetin e Shkodrës. I p*agosur është Niko Podja, 20 vjeç, banues në lagjen “3 heronjtë”, ndërsa autori është identifikuar si Faust Pali, 27 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45 përballë shkollës së mesme profesionale “Kolë Margjini”.

Sipas Policisë, 20- vjeçari u q*llua me th*kë disa herë pas një sherri verbal me autorin. Identiteti i këtij të fundit u zbulua vetëm pak minuta pas mbërritjes në vendin e ngjarjes të grupit hetimor. Por, pavarësisht kësaj, forcat e Policisë nuk arritën të bëjnë të mundur arrestimin e Faust Palit, banues në Shkodër.

Advertisements

Ai e la të shtrirë përtokë të riun Niko Podja, ndërsa vetë u largua me shpejtësi. Ndërkohë, menjëherë në vendngjarje mbërriti një autoambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës, e cila transportoi drejt urgjencës 20-vjeçarin. Ai u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, por pas ndihmës së parë mjekësore e kaloi rrezikun për jetën.

Nga burimet spitalore, Niko Podja ka marrë nga autori i dyshuar Faust Pali katër goditje me t*ikë. Goditjet, sipas mjekëve, i p*agosuri i ka në shpinë. Pasi ka bërë skanerin, gjendja e tij shëndetësore është pa komplikacione. Në vendngjarje, menjëherë pas kësaj p*agosjeje rreth orës 15:45 të së hënës mbërritën edhe forcat e Policisë. Fillimisht, mësuan për p*agosjen e 20-vjeçarit.

Pas veprimeve të para hetimore u arrit të identifikohet autori i p*agosjes, Faust Pali. Efektivët nga hetimet e para të bëra kanë mësuar se ngjarja mes të rinjve ka ardhur pas një konflikti të çastit, që ka çuar më pas në p*agosjen e të riut. Ende janë të paqarta arsyet e këtij sherri mes tyre që solli p*agosjen.

Forcat e Policisë po punojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen. Pas identifikimit të autorit të dyshuar Faust Pali, Policia është vënë në ndjekje të tij. Efektivët kanë ushtruar kontrolle në banesën e 27-vjeçarit, por nuk është gjetur aty. Në qytetin e Shkodrës në shumë prej rrugëve kyçe që lidhin zona të ndryshme janë ngritur postblloqe, ndërsa po punohet edhe në rrugë operative për të siguruar vendndodhjen dhe më pas ndalimin e autorit.

Sipas grupit hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, konflikti mes të rinjve dyshohet se ka ndodhur për një fjalë goje mes tyre, që më pas çoi në p*agosjen e 20-vjeçarit. Pritet që oficerët e Policisë të marrin në pyetje dhe vetë të p*agosurin për të mësuar diçka më shumë mbi ngjarjen dhe nëse dy të rinjtë kanë pasur konflikt të mëparshëm.

Artikulli paraprakPlas ne Laprake! “Po me nxirrni në rrugë, si të qetësohem?”, tensione te Unaza e Madhe.
Artikulli tjetërSporti i boksit ne zi! Ish-kampioni i botës ka nderruar jete në moshën 47-vjeçare