Serbi i mbyllur në hotel, ishte de*nuar ne Kroaci, por nuk u ndalua ne Morine. Pse policia shqiptare nuk mori asnje mase?

Sebastian Villjamov, serbi i lënë në “arr.est shtëpie” në ambjentet e hotelit “Gjallica” në Kukës, rezulton të ketë hyrë dhe dalë disa herë në territorin e Shqipërisë, duke përdorur makina të ndryshme. 65-vjeçari Villjamov i dënu.ar në Kroaci me dy vendimeve penale me nga 3 vite bu.rg secili,ka përdorur pikat kufitare të Muriqanit, Hani të Hotit dhe Rinasit, ku brenda vitit 2018, Villjanov ka hyrë në Shqipëri plot 4 herë. “Shqiptarja.com” mëson se Serbi i aku.zuar për disa akuza të rënda në Kroaci, mësohet të ketë hyrë në Shqipëri në datën 8 nëntor 2018 rreth orës 14:36, ku së bashku me familjen e tij ka mbëritur në Kukës. Por teksa ka qëndruar një ditë në këtë qytet, Sebastian Villjamov,ka vendosur të dalë sërisht nga territori Shqipërisë, nga pika kufitare ku kishte hyrë gati 24 orë më parë, ajo e Morinës. Por teksa është paraqitur rreth 00:09 të mesnatës, ai është ndaluar pasi ndaj Sebastian Villjamov, ishte lëshuar një urdhër-arre.sti nga Interpol Zagrebi.

Advertisements

E çuditshme se pse Villjanov nuk është arre.stuar nga policia Shqiptare, një ditë më parë, kur kaloi nga e njëjta pikë kufitare në datën 8 nënëtor. Sot “Shqiptarja.com” publikon fotografinë e Sebastian Villjanov, i cili është detyruar nga Gjykata e Kukësit dhe ajo e Apelit Shkodër të qëndrojë në “arr.est shtëpie” në ambjentet e një hoteli privat në Kukës. “Shqiptarja.com” gjatë një verifikimi të imtësishëm ka mësuar të gjithë kronologjinë e këtij rasti, ku shtetasi i huaj Sebastian Villjamov, që kërkohet nga Interpol Zagrebi (Kroaci) për dy dën.ime me nga tre vite burg.im secilin, është lënë nga gjyqësori shqiptar me masës sigurimi “ar.rest në shtëpi” duke e detyruar të qëndrojë i mbyllur në hotelin privat “Gjallica” në Kukës. Po kush është i huaji Villjamov i arre.stuar në Kukës në 9 nëntor 2018, teksa së bashku me familjen e tij ishte duke hyrë në teritorin Shqiptar, nga pika e kalimit kufitar Morinë. Sipas të dhënave që disponon “Shqiptarja.com”, arres.timi i 65-vjeçarit është realizuar në orën 00:30 të mesnatës, pasi gjatë kryerjes së procedurave në kufi ka rezultuar se Sebastian Villjamov,ishte person në kërkim nga autoritet e drejtësisë së Zagrebit në Kroaci. Menjëherë është bërë ndalimi i tij me qëllim ekstradimin drejt Kroacisë.

Ndërkohë nëpërmjet një shkrese urgjente të datës 9 nëntor 2018 autoritet e drejtësisë Kroate,kanë bërë njoftimin e autoriteteve Shqiptare se Sebastian Villjamov, është dën.uar me vendimin e datës 22 mars 2018 nga gjykata e Rijekës me 3 vjet burg për akuzën e “Kanosjes me jetë dhe pla.gosjes së rëndë të kryer kundër një zyrtari në lidhje me detyrën e tij”. Gjithashtu në një vendim tjetër të gjykatës së Rijekës që mban datën 24 qershor 2018 Villjamov rezulton të jetë dë.nuar me 3 vite bur.gim për akuz.ën e “Shpërdorimit të autoritetit në transaksione e biznese”, “Evazion i tatimeve dhe detyrimeve të tjera” dhe “Fallsifikim të dokumentave zyrtare”. Brenda afatit ligjor prokuroria e Kukësit ka çuar materialin hetimor për këtë shtetas në gjykatën e Kukësit me qëllim vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së “arrestit në burg” për Villjamov. Por çuditërisht përfaqësuesja e prokurorisë tërhiqet nga ky qëndrim gjatë seancës gjyqësore dhe kërkon caktimin e masës së “arrestit në shtëpi” duke urdhëruar që 65-vjeçari Sebastian Villjamov, të qëndrojë i izoluar në ambjentet e hotelit privat “Gjallica” në Kukës. Me këtë kërkesë të prokurorisë ishte dakord dhe i arres.tuari Villjamov, i cili nëpërmjet avokatëve të tij kishte paraqitur një marëveshje qëndrimi në hotel të lidhur me administratorin e hotelit.

Advertisements

Kjo kërkesë e prokurorisë është miratuar dhe nga gjykata, e cila ka urdhëruar policinë e Kukësit që ta shoqërojë Villjamov nga ambjentet e komisariatit në ambjentet ne hotel “Gjallica” në Kukës. Por pavarëisht këtij vendimi, tek “Gjallica” shqiptaro-Serbi mësohet të mos ketë qëndruar shumë ditë pasi ai është larguar nga ambjentet e hotelit dhe ka vijuar të qëndrojë në një apartament në lagjen nr.4 në Kukës, i cili rezulton të jetë në emër të Bedri Gjanës. Prania e tij në këtë apartament është konstatuar nëpërmjet një raporti dhe nga policia e Kukësit. E cila edhe pse ka konstatuar se Sebastian Villjamov kishte thyer vendimin e gjykatës që urdhëronte qëndrimin e tij në ambjentet e hotel “Gjallica” dhe ishte zhvendosur pa lejë të prokurorisë, gjykatës dhe policisë në një apartament në Kukës, policia nuk ka marë asnjë masë për ta arrestuar këtë person dhe proceduar për thyerjen e vendimit të gjykatës.

“Shqiptarja.com” mëson se pasi është akomoduar në hotel, 65-vjeçari Sebastian Villjamov nëpërmjet mbrojtësve të tij, i është drejtuar gjykatës së Kukësit me një kërkesë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “Arre.st shtëpie” nga ambjentet e hotelit privat “Gjallica” në ambjentet e apartamentit ku qëndron aktualisht. Villjamov ka argumentuar në kërkesë se qëndrimi në apartament i nevojit pasi nuk është në gjëndje të paguajë faturat e kripura financiare të hotelit,dhe për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën, duhet të marë shërbim mjekësor.Por në datën 26 nëntor 2018 gjykata e Kukësit ka rrëzuar kërkesën e shtetasit Serb, duke vendosur ta mbyllë brenda ambjenteve të hotel “Gjallica”. Ky vendim u la në fuqi dhe nga gjykata e Apelit Shkodër, e cila në 13 dhjetor miratoi qëndrimin brenda në hotel të Sebastian Villjamov. Tashmë ky i fundit është në pritje të mbëritjes së këkrkesës për ekstradim nga Kroacia, shtet në të cilin është dënu.ar dy herë me nga 3 vite bur.gim.

Artikulli paraprakKengetari i njohur shqiptar shkruan: “Urime e Gëzuar Ushtrinë e re Kosove!!! … Ballkani po “DRIDHET”!
Artikulli tjetërZbulohet telefonata që mori në qafë të fortin nga Elbasani: Alo, ai ka ar*me!