Kryeministri Edi Rama e krahasoi qeverinë me prindërit duke e barazuar situatën e krijuar nga protesta e studentëve me atë në një familje. Ai tha se prindërve nuk iu kërkohet me ultimatum ‘dua këtë dhe pikë’.
Advertisements
Por sot një student i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, referuar kësaj analogjie, duke i kërkuar të investojë tek e ardhmja.
“Dua t’i shpjegoj kërkesat tona shumë thjesht që ta kuptojnë dhe ata të klasës së parë se ndoshta nuk po na kuptojnë. O babi, qeveria ime është babi, mos i dërgo lekët për kok.ainë, për klube nate por investo tek unë për shkollën, për dijen time, për të ardhmen time, për të ardhmen e gjithë neve, për të ardhmen e Shqipërisë”, tha studenti.
Advertisements
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar studentëve dialog dhe ndërtimin e një ure komunikimi, duke premtuar se do shkojë përtej kërkesave të tyre por nga ana e të rinjve ka pasur përgjigje negative deri tani.