Rama ‘rrëzon’ 3 nga 8 kërkesat e studentëve: Mos u genjeni kot, buxheti 5% nuk behet as kete vit as …

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në mbrëmje një video ku shihet ajo çfarë ka ndodhur gjatë takimit të pasdites me studentët dhe pedagogët e Fakultetit Gjeologji Miniera. Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se ky takim ishte një nxemje për dialogun e pashmangshëm, i cili do të vijë së shpejti.

Advertisements

Kryeministri tha se rritja e buxhetit për Arsimit në 5 përqind të GPD-së si dhe dy kërkesa të tjera të studentëve për rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje në mënyrë të barabartë me pedagogët apo anëtarët e qeverisë në bordet e universitet, nuk mund të plotësohen. Por, kreu i qeverisë, la të kuptohej se mund të plotësohen pjesërisht. Për këtë, ka nevojë për dialog, tha Rama.

Nëse këtu ka një shqetësim real për universitetin atëherë ky shqetësim është adresuar me një protestë është artikuluar me disa pikja dhe duhet trajtuar me vendimmarrësit dhe në këndvështrimin tim është absurde që të humbasim ditë të humbasim energji, kohë duke e lënë në hendek mes studentëve dhe qeverisë një temë që është një temë që është shtruar nga studentët dhe duhet zgjidhur bashkërisht. Kur të them bashkërisht qeveria e universitete se një pjesë e konsideruara e çështjeve lidhen me funksionimin e dekanateve e rektorateve. Çfarë është ajo që them unë? Jam shumë i interesuar t’i dëgjoj studentët si e plotësojnë plotësimin e pikave nga pikëpamja formale që këto ka mund të plotësohen pa u informuar dhe kujt e themi plotësim se unë se kuptoj ka disa gjëra të qarta si karta e studentit. ju më keni dëgjuar unë jo kam dëgjuar thirrjen plotësoni kërkesat. Çështja është pezul duhet ta kuptoni që qeveria është një dyqan ku çohen porosi në amazon.com dhe vjen malli duhet të kuptoni që qeveria dhe unë s’kemi asnjë refuzim se mund të ishte që s’ishim dakord. Mund të thoshin që s’jemi dakord apo s’duam ti plotësojë se s’përputhen me planin tonë etj., por duhet folur.

Advertisements

Rama tek Gjeologjiku

Rritja e Buxhetit në masën 5 përqind të GDP-së

Pikat janë për gjithë por ka dhe gjëra specifike dhe këto duhen diskutuar se ky është momenti më i mirë për ti pasur të gjitha gjërat dhe e fundit para se pse plotësohen dot pikat, se s’merremi do vesh se kujt i themi e plotësuar, marrim pikën e parë lidhet me kontributin e taksapaguese për arsimin, dhe me përgjysmimin e tarifave shumë mirë. Por të dyja këto anë kërkojnë diskutim, e para pse s’bëhet dot 5 % sot as vitin tjetër as pas 3 vjetësh e para pse nuk është ky thelbi, ndërkohë që duhet të diskutojmë për përqindjen që merr arsimi nga buxheti.

Tarifat

Te tarifat dakord shumë sulen tarifat se do jenë bazuar mbi koston por bëhet fjalë për të futur shteti më shumë kontribut që ku tu përgjysmohet ajo që nxirri nga xhepi. Hajde të diskutojmë duhet shoqëria ti financojë njësoj si elkslentë si ata që janë me katra. Përgjysmimi u i bie 50 për të gjithë unë them jo pse mos e bëjmë 100% për ekselentët. Mendoj duhet, dhe kjo diskutuar zgjeruar fasha eskelecenës nga 9 në 10 nëse me 100 kemi më pak se 200 veta me 9 deri në 10 kemi 1600 dhe të gjithë këtyre duhet tu japim më shumë. Atyre 8 deri në 9 duhet tu japim sërish. Vijmë te ata që vijnë në shkollë nga ndihma ekonomike atyre duhet tu japim më shumë se 50%, e kanë nga bashkitë, por bashkitë bëjnë numra.

Pse mos t’i japim një bursë qoftë atyre që janë me 9 me 10 plotë dhe atyre në nevojë. 50% apo ata që janë me 7-8, ta çojmë te 6. Hajt ta diskutojnë, po për ata me 4 me 5 pse duhet te paguajë shoqëria që ca të marrin 4?

Nëse do bëhet për të gjithë do merrni dhe ju për një periudhë kohe, nëse e përmirësoni notën do merrni nëse jo bëni mirë të bëni një shkollë profesione se harxhoni kot leket e prindërve dhe kohen e profesorëve. po kjo do diskutim.

Rama tek gjeologjiku1

Kush janë ata që thonë mos bisedoni? Se s’duan te zgjidhen me pëlqeu u zgjidh s’më pëlqeu s’u zgjidh, ne dolëm në protestë kundër një regjimi dhe qëllimi ishte si të ulemi në tavoline me regjimin dhe jo që s’tha kush tradhtare por ata që vajtën atje u bën heronj. Ata që folën ishin pararoja jo të dyshimtë dhe atëherë kishte njerëz që e mendonin në këtë mënyre kishte rryma të ndryshme, por çështja kjo bllokon rrugës, se e bllokoj kur s’më dëgjon kush e po çmendem por çështje kjo, njerëzit ulen dhe flasin dëgjojnë e kuptojnë. si e imagjinoni kur thoni plotësoni kërkesat se unë se kam të qartë.

Idenë e përfshirjes së parlamentit në shikimin e titujve se kemi ne. pikat do plotësohen kjo diskutohet nëse rrini në proteste për qejf nëse ju kane bërë magji puna juaj po pyetja është shumë e thjeshtë s’është çfarë a duhet te përmirësojmë konviktet, kartën etj. pyetja është sija. edhe kur. se te thuash po është një fjale po unë shkoj ne Vlorë them sot do bëjmë këtë Lungomaren. kthehem me Tiranë kur postohet ajo thonë vlonjatet ku është Lungomarja. Kërkojnë Lungomaren. Unë them aeroporti vlonjatet thonë ku e ke, ku dinë me dit vlonjatet ku e “ke aeroportin thotë”.

Biblioteka Online

“Brenda janarit do kemi bibliotekën shkencore online, një biblioteke europiane”, tha Rama.

Kartat e stundetëve

“Karta e studentëve, kemi që me kohë që kemi filluar një negociatë me Francën për të pasur një kartë evropiane studentore është një projekt i be kemi arritur një marrëveshje me Francën në 20 nëntor. T’i japin studentëve një kartë që është e vlefshme këtu dhe në be, që kur del jashtë të përfitojnë njësoj si vendet e be në muze, etj.

Kur do bëhet karta? Duhet të diskutojnë dhe në këtë dokument të themi do je këtu kështu do lëvrohet në këtë datë, menjëherë apo me faza do e marrin 10 mijë apo 50 mijë, por kjo ka kosto”.

Votat e stundetëve

“50 përqind në votë se ka në asnjë vend të botës. Stafi pedagogjik s’është 3+2 vjet, në vlerësimin me votë s’është vetëm momenti, por gjithë ecuria e karrierës pedagogjike. Se ka asnjë vend, por kjo duhet adresuar se si studentët mund të kenë më shumë sy dhe veshe për të ndijuar në vendimmarrje, por duhet të diskutohen. Ose bordet studentore s’janë të përfaqësuar në këshillat studentorë. Këshillat studentorë duhen ribërë për mendimin tim. Senati është si parlamenti jonë dhe bordi si qeveria. Tek bordi kemi bërë një gabim, jo përqindjen por personat s’mund të jene, në momentin që do zhbllokohet kjo histori nga ky dialog ne do fillojmë të veprojnë. Në momentin që mbaron e gjithë kjo do ti shkarkojnë të gjithë anëtarët e bordit të qeverisë dhe do vëmë figura publike”, tha Rama.

REAGIMI I RAMËS NË FACEBOOK

Me pedagogë e studentë, në një “nxemje” për Dialogun e pashmangshëm, i cili po nis mes ngurrimesh të mëdha e frikërash të çuditshme, në një atmosferë thuajse surreale ku mijëra e mijëra vetë, u druhen sa presioneve online të pakicës që s’do Dialog dhe sa bashkëbisedimit me një njeri të vetëm

Shumë faleminderit sidoqoftë secilit prej atyre që me praninë në sallë, e thyen pa kthim akullin e Mosdialogut

Nesër të tjerë

Shënim: Ky regjistrim transmetohet me miratimin e të gjithë të pranishmëve në sallë, pa asnjë votë kundër.

Protesta/ Rama nis dialogun me pedagogë e studentë të Gjeologjikut: Mësova gjëra të reja. Reagon Unioni studentor

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të hënë me studentë dhe pedagogë të fakultetit të Gjeologjikut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit, kreu i qeverisë shprehet se, “pati një bashkëbisedim të dobishëm për dialogun’.

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, shkroi Rama në Twitter.

Unioni Studentor: Nuk jemi ne grevëthyesit e parë!

Ndërkohë, Unioni Studentor i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, është distancuar nga takimi, duke e quajtur të turpshëm.

“Unioni Studentor i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, si përfaqësisë legjitim i çdo klase studentësh brenda këtij fakulteti, bën me dije se asnjë student nuk ka marrë pjesë me pëlqimin tonë në takimin e turpshëm që u zhvillua në ambientet e këtij fakulteti. Nuk jemi ne grevëthyesit e parë! I bëjmë thirrje studentëve, anembanë vendit, të vazhdojnë protestën e tyre legjitime deri në anulimin e ligjit në arsim, si pikënisje për plotësimin e të gjitha kërkesave tona! Neve na keni në shesh! PËR NE NUK KA NEGOCIATA! PROTESTA VAZHDON”, thuhet në reagim.

Artikulli paraprakRenie drastike e temperaturave! Ja zonat problematike
Artikulli tjetërProtesta vazhdon! Ja cfare kane paralajmeruar ata per sot