Rama habit me deklaraten e tij: Greket e duan Shqiperine!

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti do të takohet me homologun e tij grek Alexis Tsipras.

Advertisements

Në një intervistë për agjensinë shtetërore të lajmeve greke AMPE, Rama është shprehur se takimi me Tsipras do të ketë në fokus zgjidhjen e çështjeve të vjetra Shqipëri-Greqi.

“Pritet te takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti. Ne jemi në një proces të dialogut dhe diskutimeve për shumë çështje, qe ne vite nuk eshte pasur vullneti i plotë dhe kurajo dhe vendosmëri për tu zgjidhur. Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë kësaj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, shtoi Rama.

Advertisements

Sipas kryeministrit, grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan Greqinë.

“Kemi marrëdhënie pozitive dhe jo urrjetje midis popujve. Ndodhin edhe incidtente po duhet t’i përballojmë. Popujt duhen, pjesa tjetër është thjesht politikë”, tha Rama.

Artikulli paraprakSkandal/ Kanioni i Holtës drejt shkaterrimit pas ndertimit te hidrocentralit
Artikulli tjetërT*agjedi ne Gjermani! Digjet autobusi, mes tyre 2 shqiptare