Publikohet axhenda! Studentët sërish në protestë sot në orën 10:00

“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve!” Kjo është thirrja me të cilën studentët do të protestojnë sërish sot përpara Ministrisë së Arsimit.

Advertisements

Protesta shënon sot ditën e saj të gjashtë dhe intensiteti i saj si dhe pjesëmarrja kanë njohur vetëm rritje nga dita në ditë.

Të gjithë studentët janë ftuar të mblidhen në fakultetet e tyre në orën 8:30 deri në orën 9;30, prej nga ku do të bëhet nisja drejt Ministrisë së Arsimit.

Advertisements

Në orën 10:00 të gjithë do të jenë tek Ministria e Arsimit, ku janë ftuar të vijnë të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkojnë pranë fakulteteve.

“Studentë, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm, plotësimin e kushteve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë gjërësisht në rrjetet sociale.

Artikulli paraprak“Cm*nden” serbët: SHBA-të e konsiderojnë Kosovën partner strategjik
Artikulli tjetërAstrit Patozi ben deklaraten e forte: Kjo eshte e vërteta ne lidhje me lëvizjen kundër Bashës, Ridvan Bodes dhe djegies së mandateve