Uji luan një rol të rëndësishëm në funksionet e organizmit dhe të qëndruarit të hidratuar mund të rezultojë më e vështirë nga ç’e keni menduar!
Advertisements
Thuhet e besohet se një njeri duhet të pijë 3 litra ujë në ditë, por ne jemi të sigurt që deri në këto momente nuk keni pirë as një litër.
Qeniet njerëzore përbëhen nga 72% ujë, prandaj sigurohuni që të merrni sasinë e rekomanduar të përditshme të lëngjeve.
Advertisements
Muskujt tuaj janë 75% ujë
Gjaku juaj është 82% ujë
Mushkëritë tuaja janë 90% ujë
Truri juaj është 76% ujë
Kockat e tua janë 25% ujë
Çdo qelizë, ind dhe organ në trupin tuaj ka nevojë për ujë që të punojë në mënyrë korrekte, kështu që sigurohuni që jeni duke pirë ujë sa duhet.
Pirja e një gote të madhe të ujit në stomak bosh në mëngjes ka përparësitë e veta!
Do t’ju rihidratojë
2. Nxit metabolizmin tuaj
Uji ndihmon trupin tuaj të eliminojë toksinat
Pas shtatë ose tetë orëve të gjumit, trupi juaj dehidratohet. Pirja e ujit pas zgjimit ndihmon në qarkullimin e oksigjenit dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të muskujve dhe të gjakut.
Kur pini ujë në mëngjes para ngrënies, ndihmoni të pastroni zorrët, duke lejuar që lëndët ushqyese të absorbohen më lehtë. Edhe veshkat tuaja funksionojnë më mirë kur merrni sasinë e duhur të lëngjeve.