Protesta madheshtore e studentëve, ja çfarë pritet të ndodhë sot në Tiranë

Studentët e universiteteve publike pritet të realizojnë protestën më masive ditën e sotme.

Advertisements

Në ditën e shtatë të protestës, studentët kanë njoftuar se do të mblidhen nga të gjitha fakultetet për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 te Ministria e Arsimit.

Studentët kanë njoftuar se në orën 9, të gjitha fakultetet do të bllokojnë akset kryesore, duke paralizuar kështu qarkullimin e mjeteve.

Advertisements

Në orën 10:00 ata do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar plotësimin e 8 kushteve të tyre, duke refuzuar kështu dhe njëherë negociatat dhe dialogët.

Protestës së tyre pritet t’u bashkohen edhe qindra gjimnazistë dhe maturantë, si dhe mjaft qytetarë që përgjatë këtyre ditëve i kanë mbështetur.

Në një letër e cila u është drejtuar Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Arsimit, Universiteteve Publike, studentët që protesojnë që prej 7 ditësh parashtrojnë këto 8 kërkesa:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
Në letrën drejtuar institucioneve thuhet se studentët do të bojkotojnë mësimin deri kur 8 kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje. “Kushtet janë të panegociueshme”, e mbyllin letrën studentëve.

Artikulli paraprakUltimatumi i fundit i studentëve: Qeveria ka kohë deri në orën 16 pastaj do bejme te paprituren
Artikulli tjetërU erdhi fundi! Nisin arr.estimet, në lojë dhe FBI, cilët janë ‘kurbanët’ e parë të politikës