Pritet te cojne shume politikane pas hekurave/ Ja kush jane kandidatet me te mundshem te SPAK- ut

Deri në pranverë ngrihen struktura do godasë korrupsionin dhe kr*imin që nga 1991, emrat e kandidatëve të sigurt dhe të atyre të mundshëm, dy kushtet kryesore.

Advertisements

Gjyqtarët pranë Gjykatës së Kr*imeve të Rënda dhe Prokurorët në Prokurorinë e Kri*meve të Rënda janë kandidatët më potencialë për t’u bërë pjesë e Gjykatave Speciale dhe Prokurorisë së Posaçme, të projektuara për të luftuar kri*min dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, por sidomos çdo akuzë penale për pushtetarët dhe ish-pushtetarët shqiptarë që nga vitit 1991 deri në ditët e sotme.

Deri më tani, kandidatja e vetme e konfirmuar deri më sot për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale është Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Kri*me të Rënda. Kosova ka kaluar Vetingut, ndërsa tani i duhet vetëm të plotësojë një deklaratë, ku të pranojë se heq dorë nga privatësia, për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale.

Advertisements

Kandidat mund të ishte edhe Dritan Hallunaj, por ky i fundit u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkaq, gjyqtarët Dhurata Haveri, Nure Dreni, Saida Dollani, Dhimitër Lara, Fehmi Petku, Sokol Binaj, Amarildo Laçi, Bardhyl Dhama, Ardit Mustafaj, Sandër Simoni, Gurali Brahimllari, Idriz Mulkurti etj., mund të bëhen pejsë e Gjykatave Speciale vetëm nëse do të kalojnë me sukses procesin e Vetingut në të dy shkallët dhe nëse pranojnë që të heqin dorë nga privatësia.

Kandidatët për Prokurorinë e Posaçme
Prokurorët e Kri*meve të Rënda Dritan Prençi dhe Besnik Muçi, mund të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivele. Ky prokurorët kanë kaluar me sukses procesin e Vetingut, duke u bërë kandidatë të siguritë. Ata tani vetëm duhet që të firmosin deklaratën për hequr dorë nga privatësia. Kandidatë mund të ishin edhe prokurorët Bujar Sheshi dhe Gentian Osmani, por këtë dy të fundit janë zgjedhur me votim nga të gjitha prokurorët si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organ i cili do të zgjedhë prokurorët e posaçëm. Nëse do të kalojnë Vetingun, kandidatë potencialë për Prokurorinë e Posaçme do të jenë edhe Donika Prela, Elisabeta Imeraj, Artan Bajrami, Besim Hajdarmataj, Arenc Çela, Olsian Çela, Behar Dibra, Njazi Seferi, Ened Nakuçi, Përparim Kulluri, Doloreza Musabelliu,
Eugen Beci, Klodian Braho, Edvin Kondili, Blerim Tominaj, Vladimir Mara, Manjola Kajana, Pranvera Hoxha dhe Sonila Muhametaj.

Dy kushtet
Për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, strukturës që ka trembur politikanët dhe çdo funksionar apo ish-funksionar të korruptuar, gjyqtarët dhe prokurorët e Kr*imeve të Rënda duhet të plotësojnë dy kushte. Kushti i parë konsiston kalimin me sukses të procesit të trefishtë të Vetingut, në të dy shkallët, si në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ashtu edhe në Kolegjin e Apelimit, gjithnjë nëse do të ketë ankesë. Kushti i dytë parashikon që gjyqtari ose prokuroi, bashkë me familjarët dhe të afërmit e tyre, duhet të japin të gjithë pëlqimin, përmes një deklarate të firmosur, për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. Këto dy kushte reflektohen në nenin 57 të ligjit për SPAK-un si dhe në nenet 162 dhe 163 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kandidatët, pra duhet të heqin dorë me vullnetin e tyre për privatësi. Sipas nenit 48 të ligjit për SPAK-un, kandidatët dhe gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK-ut, bien dakord të përdorin vetëm ato numra telefoni dhe adresa poste elektronike. Ata nuk lejohen të përdorin asnjë formë tjetër komunikimi elektronik. Numri i telefonit dhe adresa e postës elektronike i nënshtrohen kontrollit periodik nga oficeri përgjegjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kompetencat
Në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale është çdo akuzë penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Gjykatës së Lartë, prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, deputetëve, kryetarëve të bashkive, zëvendësministrave, anëtarëve të KLP dhe KLGJ, drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër të gjithë ish-funksionarëve të sipërpërmendur. Pra të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartpërmendur, të dyshuar për çdo vepër penale, do të merren nën hetim nga SPAK-u. Po ashtu, në kompetencë të SPAK-ut janë edhe 40 vepra penale të kryera nga çdo shtetas i mundshëm.

Kandidatë potencialë për Prokurorinë e Posaçme

Dritan Prençi, Prokuroria për Kri*me të Rënda (kaluar Vetingu).
Besnik Muçi, Prokuroria për Kri*me të Rënda (kaluar Vetingu).
Donika Prela, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (e mundshme)
Artan Bajrami, Prokuroria për K*rime të Rënda (i mundshëm)
Besim Hajdarmataj, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (i mundshëm)
Arenc Çela, Prokuroria për Kri*me të Rënda (e mundshme)
Olsian Çela, Prokuroria për Kri*me të Rënda (e mundshme)
Behar Dibra, Prokuroria për Kr*me të Rënda (e mundshme)
Njazi Seferi, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (e mundshme)
Ened Nakuçi, Prokuroria për Kri*me të Rënda (e mundshme)
Elisabeta Imeraj, Prokuroria për Kri*me të Rënda (e mundshme)
Përparim Kulluri, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (e mundshme)
Doloreza Musabelliu, Prokuroria për K*rime të Rënda (e mundshme)
Eugen Beci, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (e mundshme)
Klodian Braho, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (e mundshme)
Edvin Kondili, Prokuroria për Kri*me të Rënda (e mundshme)
Blerim Tominaj, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (e mundshme)
Vladimir Mara, Prokuroria për Kri*me të Rënda (e mundshme)
Manjola Kajana, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (e mundshme)
Pranvera Hoxha, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (e mundshme)
Sonila Muhametaj, Prokuroria për Kr*ime të Rënda (e mundshme)

Kandidatë potencialë për Gjykatat Speciale

Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Kr*ime të Rënda (kaluar Vetingu).
Dhurata Haveri, Kr*imet e Rënda (e mundshme)
Nure Dreni, Kri*met e Rënda (e mundshme)
Saida Dollani, Kr*imet e Rënda (e mundshme)
Dhimitër Lara, Kr*imet e Rënda (i mundshëm)
Fehmi Petku, Kri*et e Rënda (i mundshëm)
Sokol Binaj, Kri*met e Rënda (i mundshëm)
Amarildo Laçi, Kr*imet e Rënda (i mundshëm)
Bardhyl Dhama, Kri*met e Rënda (i mundshëm)
Ardit Mustafaj, Kr*met e Rënda (i mundshëm)
Sandër Simoni, Kri*met e Rënda (i mundshëm)
Gurali Brahimllari, Krim*et e Rënda (i mundshëm)
Idriz Mulkurti, Krime*t e Rënda (i mundshëm)
Albana Boksi, Kri*met e Rënda (e mundshme)
Etleva Deda, Kr*imet e Rënda (e mundshme)
Luan Hasneziri, Kr*imet e Rënda (i mundshëm)
Flora Hajredinaj, Kr*imet e Rënda (e mundshme)
Fran Prendi, Kri*met e Rënda (e mundshme)
Ilirjana Olldashi, Kr*imet e Rënda (e mundshme)
Liljana Baku (Sulollari), Kr*imet e Rënda (e mundshme)
Marsela Balili, Krim*et e Rënda (e mundshme)
Bib Ndreca, Krim*et e Rënda (i mundshëm)
Miliana Muça, Kri*met e Rënda (e mundshme)
Klodian Kurushi, Kri*met e Rënda (i mundshëm)
Gjovalin Pernoca, Kri*met e Rënda (i mundshëm)

Artikulli paraprakDekorim mjaft i bukur! Brenda shtepise se Ornela Bregut per Krishtlindje
Artikulli tjetërShqiptari rrezikon jeten e tij, por bëhet ‘hero’ në Austri, i shpëton jetën djalit 14 vjeçar(Video)