Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, ka qenë protagonist mbrëmjen e djeshme me pritjet e tij përballë skuadrës së Leisterit. I aktivizuar si titullar nga Pep Guardiola, Muriq priti 2 penallti dhe i çoi “qytetarët” në fazën e gjysmëfinaleve të Kupës së Ligës së Anglisë.
Advertisements
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, ishte Albrighton ai që iu përgjigj golit të De Bryn që erdhi në minutën e 14-të. Kampionët e Anglisë u treguan të saktë te 11-të metërshat, ku protagonist kryesor ishte 20 vjeçari Muriq.
Advertisements