Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, vetëm pak ditë pasi njoftoi se ishte gati të linte mandatin e t’i bashkohej studentëve, ishte sot në seancën e Kuvendit, duke mbajtur edhe një fjalë të fortë nga foltorja, por duke shpetuar edhe mandatin.
Advertisements
Zerave nga PD-ja se ajo shkoi ne seance ne thyerje te vendimit te Grupit Parlamentar, ajo nuk ka ngurruar t’u jape edhe nje pergjigje, me nje shenim ne faqen e saj ne FB.
“Nuk e theva unë rregullin, rregulli u thye që në 10 të mëngjesit, me ardhjen e opozitës në Kuvend. Unë thjesht bëra detyrën time”- shkruan ajo.
Advertisements
Nderkohe, gjate fjales sot ne Kuvend, ajo ka vlerësuar protestën e studentëve, por ka lëshuar akuza ndaj politikës dhe politikanëve për të cilën ka thënë se nuk e duan këtë vend, ndërkohë që studentët sipas saj, janë të lodhur me ta, me cdo lloj politikani.
Burime nga PD-ja, bëjnë me dije për “Panorama” se Hajdari në Kuvend ka shkuar në thyerje te vendimit të Grupit Parlamentar. “Një javë më parë lajmëroi heqjen e mandatit, sot shkoi ne Kuvend dhe rrjedhimisht shpëtoi mandatin”- thonë burimet.
Fjala e Rudina Hajdarit ne Kuvend
Sot kam ardhur vetëm për një arsye. Jo për t’ju drejtuar këtij Parlamenti, as për t’ju thënë që kam ardhur këtu të marr një llokmë të studentëve, që t’ju them që jam këtu për të marrë mbështetjen e studentëve. Unë i dua ata studentë, atyre bravo ju qoftë që po ndryshojnë historinë e këtij vendi.
Unë kam ardhur këtu për një arsye të vetme, për t’ju thënë ju që rrini nëpër kafe aty që asnjë nuk është në këtë seancë, dhe këtu kushdo që foli ishte një kryehajdut që asnjë nuk e do këtë vend dhe s’keni për ta dashur. Dhe nëse doni ju ndryshim në këtë vend, sillni Kodin Zgjedhor këtu.
Mos i mbani listat e mbyllura! Silleni këtu ta votojmë. Dhe atëherë do pastrojmë këtë Parlament. Do pastrojmë këtë kastë politike dhe do e ndryshojmë këtë vend. Doni ndryshim për studentët?
Ndryshoni auditorët, kapni ata pedagogët aty. Ky eshte ndryshimi. nëse doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni show politik sepse jemi të ngjeshur. Ky vend është i ngopur. Këta studentë që dalin aty jashtë, nuk dalin sepse vetëm thjesht duan ndryshime.
Ata janë të lodhur nga çdo politikan, jane te lodhur nga ju, nga këta, nga çdo lloj politikani. Kanë humbur besimin nga çdonjëri prej jush.