Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka denoncoi dje edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për plagjiaturë të doktoraturës.
Advertisements
Sipas Mukës, teza e Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, është kopjuar pothuajse tërësisht nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtëpia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.
Ndërkohë, në komentet e shumta të denoncimit të plagjiaturës që Muka publikoi mbrëmë në rrjetet sociale vihet re edhe një hap i dytë i akademikut.
Advertisements
Ai i shkruan ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani që ta ndihmojë që denoncimin e plagjiaturave ta çojë në një hap të dytë, deri në ndjekje penale.
Lexoni diskutimin mes tyre:
Muka më herët ka denoncuar edhe ish zëvendës-ministrin e Arsimit, Ervin Demo, deputetet e PS, Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.