Pas furtunës në qeveri, Rama mbledh Kryesinë e PS. Ja cfare pritet te ndodhe sot

Një ditë pas lëvizjeve të mëdha në qeveri, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e partisë sot në orën 09:00. Sipas burimeve të Report Tv në mbledhje do të diskutohet për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Ndërkohë që dje gjatë mbledhjes së asamblesë kreu i qeverisë njoftoi 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama shkarkoi në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe.

ndërkohë që është rikthyer Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku u emërua Elisa Spiropali. Nga furtuna kanë shpëtuar, Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për bërjen e detyrave, në të kundërt, tha ai, do shkarkohen

Advertisements

Artikulli paraprakLajm i madh per ata qe jetojne ne Zvicer!! Ja sa do paguaje per cdo femije te lindur
Artikulli tjetërDo mbyllen te gjitha lojerat e fatit?? Ja si po “maskohen” pikat e basteve per te qene te gatshme pas 1 Janarit