Pas akuzave qe iu bene Taulant Muka nxjerr dokumentet dhe diplomen

Mesatarja ime është 9.15, pa patur asnjë mik në fakultet, nuk i kam prindërit as mjekë e as drejtorë, por qytetarë të thjeshtë qe vetëm i kanë dhënë këtij shteti dhe sot si shumë prindër të tjerë varen ekonomikisht nga fëmijët e tyre në emigracion sepse shteti nuk mban asnjë përgjegjësi.

Advertisements

Për të mbyllur ciklin e komenteve që kam marrë së fundmi mbi vërtetesinë e notave të mia gjatë kohës që kam qënë student të Fakulteti i Mjekësisë, bashkëlidhur gjendet lista ime e notave, për kënaqësinë tuaj por edhe për të treguar që nuk kam asgjë për të fshehur.

Pavaresisht se kam publikuar me parë pjesë të diplomës, mesataren e ponderuar dhe nr.e diplomës me të cilën kushdo mund të shkonte për verifikim, u dashka bërë publike në nivel të detajuar që t’u shuhet kurioziteti të gjithëve atyre që kanë qënë të interesuar.

Advertisements

Mesatarja ime është 9.15, pa patur asnjë mik në fakultet, nuk i kam prindërit as mjekë e as drejtorë, por qytetarë të thjeshtë qe vetëm i kanë dhënë këtij shteti dhe sot si shumë prindër të tjerë varen ekonomikisht nga fëmijët e tyre në emigracion sepse shteti nuk mban asnjë përgjegjësi.

Pavarësisht se kam qënë vazhdimisht kundër shumë profesorëve të kohës, dhe target i shumë të tjerëve për shkak të protestave dhe demaskimeve që bëja me emër dhe mbiemër të pedagogëve të korruptuar dhe të paditur kur isha student në gazetën e fakultetit, me mund kam arritur të mos më cënojnë në vlerësimin e njohurive të mia apo përpjekjeve të mia si student.

Më akuzojnë se kam marrë bursë ekselence, nëse performanca ime në fakultet nuk i ka bindur disa kolegë te mitë, apo mendojnë se çfarë kam përfituar ka qënë e padrejtë, ju ftoj t’i drejtoni gishtin atyreve që kanë marrë vendimin dhe të gjykoni mënyrën se si janë alokuar bursat asokohe.

Përsa i përket rrugëtimit tim jashtë vendit, nisi si luftë me sekretaren e fakultetit që nuk donte të më jepte listën e notave për të më penguar të aplikoja për bursat e bashkimit europian ERAWEB dhe të favorizonte studentët me prindërit në x,y pozicion në fakultet.

Fatmirësisht ia dola sepse për fatin tim të mirë u shty data e aplikimit ; kam qënë te lokali i fakultetit në 1 prill (afati i fundit të aplikimit) kur në një moment dëshpërimi më erdhi një email-i gëzimi nga ERAWEB ku komunikohej që data e aplikimit u shty nga data 1 Prill 2012 në 10 Prill 2012. Nëse keni dyshime mbi mënyrën se si Bashkimi Europian (Jo fakulteti në Shqipëri) bën përzgjedhjen e fituesve të bursës, ju ftoj të shkruani në adresën e-mail-it “[email protected]” për të kërkuar më shumë informacion mbi mua dhe cilat ishin arsyet që bindën komisionin për të më përzgjedhur. Mos hezitoni të shkruani, nuk janë si institucionet shqiptare, që nëse u drejtohesh me e-mail duan muaj të të përgjigjen ; brenda pak ditësh do keni gjithë informacionin që kërkoni

Isha nder të vetmit që fill pas këtij rrugëtimi kam shkuar në Shqipëri dhe Kosovë për të promovuar këto bursa, që të rinjtë Shqiptarë në Tiranë dhe Kosovë të ndergjegjësoheshin që ka mundësi të tilla, vendimi për të cilat NUK varej nga insitucioni përkatës ku ata studionin. Meqënëse hymë në vorbullën e “Vërteto që e ke bërë”, bashkëlidhur gjenden dhe foto ku unë bëja promovim e bursave atëherë në Tiranë dhe Prishtinë, pa patur asnjë detyrim, thjeshtë vullneti dhe dëshira që çdokush të kishte mundësi të barabarta.

Pra, besoj keni gjithë informacionin që ju duhet, për të bërë çfarëdo verifikimi/vërtetimi t’ju dëshirojë zemra dhe t’ju kërkojë arsyeja. Jam i gatshëm për veting, dhe po bashkangjis dhe foton me firmën time. Gjithë aktivitetin tim professional e gjeni në faqen zyrtare të Universitetit Erasmus në Holandë (http://www.erasmus-epidemiology.nl/people/profile.php?id=218#2 ) përfshirë dhe doktoraturën time (https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=6&cad=rja&uact=8&ved=2ahUKEwibwaOBkqTfAhXKblAKHQEMD48QFjAFegQIARAC&url=https%3A%2F%2Frepub.eur.nl%2Fpub%2F93261%2F160513_Muka-Taulant.pdf&usg=AOvVaw23fY79Nj3c3biER8BAyL4l), në ISPM-Bern dhe ku punoj aktualisht si drejtues grupi kërkimor, dhe publikimet e mia (https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/?term=taulant+muka) (http://www.ispm.unibe.ch/about_us/staff/muka_taulant/index_eng.html ).

Me këtë rast do t’ju kërkoja të bënit të njëjtën gjë ndaj atyreve që vërtetë kanë detyrim t’ju paraqesin këto informacione, sepse ata i paguani me taksat tuaja.

Artikulli paraprakTha per Ramen qe nuk ka diplome, Kreshnik Spahiu i kthehet Taulantit: Genjen, ja e verteta me te
Artikulli tjetërJa kush fshihet pas gjendjes skandaloze në konvikte: Deklarata e forte qe implikon, ‘’Dhëndrin e Fatmir Xhafajt, Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca”(Detaje)