Njihuni me zdrukthëtarin nga Begraca e Kaçanikut, që ben kryevepra me dru(Video)

Nuk ka përfunduar një shkollë të artit, por punimet të cilat i bën, tregojnë se ka talent në këtë fushë.

Advertisements

Oborri i tij i është shndërruar në një ambient ekspozues. Punime dore nga më të ndryshmet, i kishte radhitur, duke pasqyruar kështu punën e tij prej 40 vitesh.

Është ky Fahri Luzha nga fshati Begracë i Kaçanikut, i cili këtë zanat e trashëgoi nga babai i tij. Ai ka thënë se ishte fëmijë kur kishte filluar t’i ndihmonte të atit.

Advertisements

“Si fëmijë kam qenë i interesuar se çfarë po punon prindi dhe i kam ndihmuar atij. Tash kam filluar edhe vet me punua në këtë punë sepse edhe mjetet i kam. Punoj zakonisht me porosi, por kur kam kohë të lirë bëj gjëra për hobi”, shprehet zdrukthëtari Luzha, përcjell Telegrafi.

Artikulli paraprakMedia ne zi dhe jo vetem! Gazetarja e njohur shqiptare ndahet nga jeta
Artikulli tjetërOrinda Huta per pak sa nuk zbulon pjesen intime tek Kenga Magjike