Nje person ka tentuar ti jape fund jetes duke u varur, por familjaret ishin …

Një i moshuar ka tentuar të vetëvaret me litar. Kanë qenë të afërmit e tij që e konstatuan tentativën e 86-vjeçarit në kohë dhe pas ndihmës mjekësore, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Sipas Policisë vendore te Durrësit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Manëz, ku në kushtet e depresionit, R. S., vjeç 86, ka tentuar të vetëvaret.

“Më datë 29. 11. 2018, në Manëz, në kushtet e depresionit, shtetasi R. S., vjeç 86, ka tentuar të vetëvaret. Ky shtetas ndodhet në spital jashtë, rrezikut për jetën. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Neni 99/22 i Kodit Penal”, njofton policia.

Advertisements

Artikulli paraprakKujdes! Ja cdo ndodhe me motin sot
Artikulli tjetërPronari grek i mori jeten, shqiptarit i kthehen eshtrat pas 16 vitesh(Detaje)