Ngjela ben deklaraten e forte qe con ne fundosjen e politikanëve: Janë të hetuar nga FBI amerikane dhe BE

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar të gjithë politikanët e korruptuar se do ta kenë punën pisk me ngritjen e SPAK. Sipas tij, ngritja e organeve të reja të drejtësisë do iu kushtojë shumë të korruptuarve, të cilët do të duhet të përballen me ligjin.

Advertisements

Në një prononcim për gazetën “Sot”, ai tha se korrupsioni kryeministror është hetuar nga ndërkombëtarët, ndërsa me ngritjen e SPAK, Ngjela pret edhe goditjet e para. Sipas tij, të korruptuarit do të gjurmohen dhe fundosen nga pronat dhe pasuritë që kanë vënë mbi bazën e korrupsionit.

“Gjithë ky pështjellim juridik me gjithë këtë procedurë kaq speciale bëhet vetëm sepse korrupsioni është në nivele të larta. Dhe duke qënë në nivele të larta, nuk kishte drejtësi për ta gjykuar dhe luftuar. Edhe Kushtetuta, edhe ligjet organike, edhe KLP, edhe KLGJ, edhe Prokuroria e Posaçme, edhe Gjykata e Posaçme, të gjitha këto bëhen për të goditur nivelet e larta të korrupsionit qeveritar. Kjo nuk diskutohet, qoftë edhe deputetë.

Advertisements

Korrupsioni ju garantoj unë është i hetuar nga FBI dhe nga policia amerikane, evropiane dhe nga të gjitha vendet e BE. Është i gjithi gati, me prova dhe me të gjitha. Natyrisht që më pas do të vijohet tek identifikimi i pronave të të korruptuarve. Ka shumë prona të blera nga këta, ka shumë prej këtyre të korruptuarve që kanë mijëra hektarë. Këto të gjitha do të vihen në hetim”, tha Spartak Ngjela.

Artikulli paraprakJa si u ekz*.ekutua me bre.shëri plu.mbash shqiptari në Greqi, e quanin ‘burri i shëndoshë’(Video)
Artikulli tjetërNje ak*sident tr*agjik ka ndodhur ne Turqi nga perplasja e dy trenave(Video)