Detaje të reja dalin në dritë nga dëshmia e këngëtares Elvana Gjata lidhur me natën e 4 tetorit kur ndodhi v*asja në zonën e ish-bllokut.
Advertisements
Elvana ka thënë në drejtorinë e Policisë së Tiranës se kishte shkuar të takonte në lokal të dashurin e saj Ervin Mata pasi do i jepte këtij të fundit çelësin e shtëpisë.
Ata bashkëjetonin prej një viti, ka rrëfyer Elvana dhe duke qenë se atë natë ajo do të udhëtonte jashtë Shqipërie, duhej t’i jepte çelësin e shtëpisë së tyre Matës.
Advertisements
Biznesmeni Mata është shpallur në kërkim nga policia por ndërkaq, Elvana ka pohuar se që prej asaj nate, nuk e di ku ndodhet i dashuri i saj dhe as ka komunikuar me të.
Në p*rleshjen me a*më në zonën e ish Bllokut mbeti i vrarë Fabiol Gaxha si dhe u p*agosën Ervis Martinaj e Eljon Hato.
Motivet janë ende të pazbardhura zyrtarisht edhe pse po punohet në disa pista hetimi.