Presidenti Ilir Meta komenton ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku u shkarkuan shtatë ministra dhe zëvendëskryeministrja.
Advertisements
Ai iu përgjigj interesit të mediave teksa ndodhej në qytetin e Korçës, duke thënë se, e rëndësishme është që të ndryshojë filozofia e qeverisjes.
“Për mua është thelbësore që qeveria të jetë bashkëpunuese me opozitën dhe me grupet e interesit. Ndryshimi i ministrit të Bujqësisë nuk është më e rëndësishme. Nuk mund të ndryshohet çdo 6 muaj ministri i Bujqësisë”, u shpreh Meta.
Advertisements
Ai tha se ndryshimet e emrave nuk i bëjnë mirë as ekonomisë as vendit.
Kabineti i ri qeveritar
Erion Braçe zëvendës Kryeministër- Ikën Senida Mesi
Besa Shahini ministre e Arsimit- Ikën Lindita Nikolla
Anila Denaj ministre e Financave- Ikën Arben Ahmetaj
Genc Caka ministër i Jashtëm- Ikën Ditmir Bushati
Belinda Balluku ministre e Energjisë- Ikën Damian Gjiknuri
Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë- Ikën Niko Peleshi
Elva Margariti ministrie e Kulturës- Ikën Mirela Kumbaro
Eduard Shalsi ministër për mbrojtjen e Sipërmarrjes- Ikën Sonila Qato
Rikthehet ministria për marrëdhëniet me Parlamentin, emërohet Elisa Spiropali.
Konfirmohen ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Turizmit Blendi Klosi.
Po ashtu vijojnë në detyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. /noa