NATO kunder krijimit te ushtrise se Kosoves? Ja cfare thote

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nisma e Republikës së Kosovës për formimin e Ushtrisë po bëhet në një kohë të pa përshtatshme, dhe është në kundërshtim me rekomandimet e shumicës së vendeve të cilat janë pjesë e NATO-s.

Advertisements

Sipas tij një nismë e tillë mund të ketë impakt serioz negativ në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën, shkruan ‘tanjug’, transmeton Gazeta Express.

“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s. Dhe, mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, ka thënë ai.

Advertisements

Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria e Republikës së Kosovës kohë më parë u ka dhënë dritën jeshile tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës.

Me 14 dhjetor të këtij viti do të mbahet seanca në të cilën do të votohen këto tri projektligje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Artikulli paraprakA*sident i rende ne Elbasan! Kamioni perplas 28 vjecarin(detaje)
Artikulli tjetërCfare po ndodh me temperaturat?