NATO i jep goditjen më të fortë Ilir Metës, ja cfare i bejne Presidentit(Dokumenti)

Ndërkombëtarët i kanë dhënë një tjetër goditje të fortë Presidentit shqiptar, Ilir Meta. Pas presionit dhe ultimatumeve për zbatimin e Reformës në Drejtësi, ngritjen e KED dhe paktin e detit me Greqinë, zyrtarët e lartë të partnerëve tanë strategjikë, SHBA-BE, duket se e kanë fshirë emrin e tij nga takimet.

Advertisements

Ditën e sotme zëvendëssekretarja e Përgjithshëm e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), Rose Gottemoeller, do të vizitojë Tiranën. NATO ka publikuar axhendën e takimeve të zonjës Rose Gottemoeller, ku thuhet se ajo do të zhvillojë një takim me kryediplomatin Ditmir Bushatin, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama, duke përjashtuar kështu Kreun e Shtetit, Ilir Meta, qëllimet e të cilit janë destabilizuese.

Siç mund të shihet dhe në dokument, emri i Ilir Metës, i cili është edhe Komandat i Forcave të Armatosura, nuk figuron që të jetë në axhendën e takimeve të zëvendëssekretares së Përgjithshme të Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Zëvendëssekretarja e Përgjithshëm e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), Rose Gottemoeller do të vizitojë Tiranën, më 14 dhjetor 2018.

Advertisements

Gjatë vizitës në Tiranë, Gottemoeller do të ketë takime me Kryeministrin Edi Rama, ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatin dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka”, thuhet në njoftim.

Ky refuzim i ndërkombëtarëve ndaj Metës vjen në një kohë, kur thirrjet e tyre në adresë të Presidentit shqiptar ishin shtuar së fundmi, pasi SHBA-BE e kanë etiketuar atë si politikanin më të korruptuar në Ballkan.

Kujtojmë këtu apelin e vazhdueshëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, të cilat i kërkonin me ngulm Metës që të dekretonte zotin Sandër Lleshaj si ministër të Brendshëm, aq më tepër kur ndaj këtij të fundit NATO kishte lëshuar edhe një certifikatë sigurie, duke dëshmuar qartë se e vlerësonte figurën e tij.

Artikulli paraprakVr*asja qe tro*nditi Bllokun, ne pranga miku i Ervin Matës, por ja faktet e reja qe nxjerr babai i tij
Artikulli tjetërDeklarate e madhe nga Haradinaj! Jep mesazhin e fortë pak çaste para formimit të Ushtrisë së Kosovës: Aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe intergriteti i njeriut