Gazetari Mero Baze dhe ish presidenti Bujar Nishani vazhdimisht janë përplasur në distancë për tema të ndryshme. Ndërsa së fundmi shkak është bërë efektivja Ina Nuka.
Advertisements
Ish Presidenti ka publikuar më herët një koment për efektiven që u pla*gos rëndë në protestën para Parlamentin, duke u shprehur se Rama po e përdor rastin e saj për propagandë.
Ndërsa lidhur me këtë ka dhënë komentin e tij edhe gazetari Baze. Ky i fundit duke iu referuar deklaratave të Nishanit i përmend ish presidentit problemin shëndetësor, që sipas tij emërimi në krye të shtetit është bërë duke shkelur dhe ligjin.
Advertisements
“Debati rreth Bujar Nishanit, ishte se e zgjodhën kur nuk shkonte dot as në tualet vetëm dhe përtej hallit shëndetësor të tij, ndaj të cilit duhet të jemi solidarë, Shqipëria nuk i kishte borxh Sali Berishës një President që ai e donte vetëm që të mos kishte President”, shkruan Baze nëdër të tjera.
Komenti i plotë nga Mero Baze:
Kur pashë se Bujar Nishani kishte reaguar ndaj gjymtimit fizik të polices që u agresua në protestën e banorëve të Astirit, mendova se më në fund kishte folur kundër përdorimit të gjymtimit fizik në politikë, një temë që ai vetë e ka ngjallur kohë më parë me zgjedhjen President, ndërkohë që ka qenë i sëmurë.
Gjymtimi fizik dhe sidomos gjendja shendetësore e një zyrtari të lartë është gjithnjë temë e debatuar në të gjithë botën dhe shpesh edhe kriter ligjor, për të qenë në një post të rëndësishëm. Biles kjo u ndodh dhe atyre që gjymtohen, ndërkohë që janë zgjedhur.
Debati rreth Bujar Nishanit, ishte se e zgjodhën kur nuk shkonte dot as në tualet vetëm dhe përtej hallit shëndetësor të tij, ndaj të cilit duhet të jemi solidarë, Shqipëria nuk i kishte borxh Sali Berishës një President që ai e donte vetëm që të mos kishte President.
Sali Berisha në fakt e zgjodhi pikërisht për atë shkak. Ndryshe nga ç’mund t’i ndodhte dikujt tjetër në çdo vend demokratik në botë, në një shtet privat si Shqipëria, Bujar Nishanit, ju bë fat halli fizik për t’u bërë President.
Tani meqë vetë ju bë fat gjymtimi fizik, qenka i shqetësuar që mos t’i bëhet fat as polices Ina, prerja e gishtërinjve.
Policja Ina nuk ishte me gisht të prerë kur u bë police dhe u gjymtua në krye të detyrës nga një bandit i mbrojtur dhe motivuar politikisht. Si i tillë, gjymtimi, atë mund ta nxirrte dhe nga radhët e policisë, pasi ai është një profesion që mes të tjerash të kërkon dhe kondicionet fizike në rregull.
Por shpërthimi i Bujar Nishanit pse ajo po pritet me gëzim që u shërua, dhe pse po u kujtohet njerëzve se atë e ka gjymtuar një bandit i PD, ka brenda saj një filozofi të tërë të një njeriu që gjymtimin e pati fat dhe mendon se mos ky privilegj është i përsëritshëm për dikë tjetër.
Gjithkush tjetër përveç atij, mund të reagonte rreth kësaj teme, por në fakt ka reaguar vetëm ai, pasi vetëm ai nuk ka turp për atë që ka ndodhur në këtë vend dhe që lidhet me të. Vetëm ai nuk ka turp që e kanë quajtur President për të mos pasur President.
Dhe tani është aq i bindur që gjymtimi fizik të bën diçka në këtë vend, sa i është turrur polices që i kanë prerë gishtat me kapsollë luftarake, nën panikun, se dhe ajo mund ta ketë privilegje si ai. Dhe të mendosh që të gjithë e dinin se ai kishte problem vetëm nga këmba…!
Komenti i Nishanit për efektiven Ina Nuka:
E turpëshme, e pa moralëshme, fyese dhe antinjerëzore keqpërdorimi i imazhit dhe traumës fizike të punonjëses së policisë së Shtetit Ina Nuka, nga një Kryeministër i dështuar, i pa njerëzishëm dhe përgjegjësi moral dhe ligjor i dëmtimit të punonjëses së policisë.
Dikush do pyesi ; “ po kujt t’ja thuash” ?
Natyrish e kotë t’ja adresosh atij modeli kryeministri.
Por qytetarëve, po !
Njëri-tjetrit duhet t’ja themi e t’ja sjellim në vëmëndje.
Më së pari, jam i sigurtë se të gjithë qytetarët e vendit kanë ndjerë keqardhjen më të thellë për dëmtimin e punonjëses së policisë në krye të detyrës.
Të gjithë urojmë shërimin e saj plotësisht e pa asnjë pasojë.
Por, po ashtu jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve ndjejnë neveri nga përdorimi i dëmtimit dhe traumës së saj për video-shoë si revistë propagande (fyese për intelektin qytetar) e imazhit kryeministror.
Mizanskena me kameramanë e fotografë kryeministrorë në Aeroportin e Rinasit tek krijonin faqet e para të revistës qeveritare, me policen që vuajtjet nga dhimbja e traumës dhe i ftohti acartë i natës dimërore, duhej ti kthente në pozim për mizorinë humane të çmendurisë për “like” në fb qeveritar.
Telenovela me mjekun turk në spitalet e Turqisë si vijim i fotove ilustruese të revistës më anti-njerëzore që vijonte të prodhonte kryqeveritari i Shqipërisë, më së shumti ishin si një flakurimë mbi fytyrat dhe plagët e mijëra shqiptarëve që trajtonin traumat e tyre në spitalet mjerane të denja vetëm për ti quajtur “magazina rifuxho”, në Shqipëri.
Epshi propagandistik i dalë jashtë çdo kontrolli prej këtij kryeministri ju përplas si bumerang prej kësaj, teksa shqiptarët krahasonin se ku mjekoheshin e kuroheshin ata në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë, Krujë, Gjirokastër, Dibër, Fier e kudo tjetër, në çdo cep të vendit.
Epilogu i revistës kryeministrore me traumën e polices nën qeshjet artificiale nga godina me grila ngujuar prej urrejtjes studentore , ja rriti shumë koston e amoralitetit propagandës qeveritare por nuk e fshehu aspak amoralitetin e bojrave të nakatosura, tanimë në atë “far feje” që ska kanavacë ku të thahen.
Fati e deshi që punonjësja e policisë ta kalojë me sukses traumën por përgjegjësi kryesor i pasojës së saj, që është vetë kryeministri dhe qeveria e tij, ende nuk janë përballur me ligjin për atë pasojë që shkaktuan.
Pse është përgjegjës Kryeministri do pyesë ndonjë, ende i kapluar nga shfletimi i revistës kryeministrore ?
Nëse kanë qenë apo jo të trajnuara forcat e policisë që dolën përballë asaj proteste, këtë unë nuk mund ta them, pasi më parë duhet të shoh planin e masave, programin e trajnimeve etj., çka për momentin është e pamundur. Por, ne të gjithë pamë se forcat e policisë përfshirë dhe policen e plagosur u dërguan përballë protestës pa asnjë masë mbrojtëse. Pa skafandër, pa jelek mbrojtës, pa mburoja plastike, pa asgjë e pa asnjë mjet që ligji, rregullorja, manualet policorë të detyrojnë (jo me dëshirë zgjedhjeje).
Autor është padyshim hedhësi i mjetit dëmtues por përgjegjës kryesor i pasojës është dhunuesi i ligjit, dhunuesi i detyrimit për parandalimin e pasojës. Asnjë hetim nuk ka të njoftuar deri më sot për përgjegjësit e asaj pasoje. Përkundër, përgjegjësit vijuan dhunimin e dinjitetit, integritetit, imazhit e psikologjisë së një punonjëseje të policisë, e pa mbrojtur nga askush e nga asnjë rrezik. E dhimbëshme është jeta, shëndeti i lënduar, dora, këmba apo çdo pjesë tjetër e trupit të plagosur tek çdo kush.
Kemi parë shumë dhimbje këto kohë. Baballarë tek varnin veten se nuk paguanin dot ngrohjen për fëmijët kërthi në kasollet mjerane. Nënën tek shtrëngonte në gji fëmijën e mitur traumatizuar brenda qelisë së paraburgimit ku ishte plasur bashkë me fëmijën e saj.
Arditin e vogël tek shkërrmoqej nga zinxhiri eskavatorit në mes pirgut të plehrave me të cilat Arditi mbeti përqafuar për librat e shkollës ndërsa zinxhiri vrastar pillte miliona euro për hajdutërinë e panginjur.
Shumë e shumë të tjera. Tragjeditë që përpiqen të kthehen në komedi mbeten veçse mjerimi i të pa turpëshmëve. Shqiptarët e mes tyre dhe policët, minatorët, studentët, të sëmurët, të varfërit, të pa punët kanë nevojë tu kursehen vuajtjet e jo tu qahen, tu parandalohen traumat e jo tu bëhen “share” në fb, tu sigurohet e nesërmja aty ku janë e jo të ftohen për tallava në zyrën mondane kryeministrore.
Videot, filmat, kamerat, aparatet, qeshjet e sforcuara cinike të propagandës bajate ndër revistën kryeministrore, janë dhimbje e shtuar, fyerje e pambaruar, dinjitet i traumatizuar.
Presim studentët…..