Dhjetëra studentë vendosën të kalojnë natën mbrëmë pranë godinës së kryeministrisë, duke sfiduar temperaturat e ftohta të dhjetorit deri në minus gradë celsius.
Advertisements
Në shenjë proteste dhe pas thyerjes së ultimatumit për plotësimin e tetë kushteve nga kryeministri Edi Rama, një pjesë e studentëve kanë vijuar protestën gjatë gjithë natës në të ftohtë.
Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga politiko.al, të rinjtë janë veshur trashë, një pjesë mbështjellë me batanije dhe kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në shenjë proteste gjatë natës poshtë zyrës së Ramës.
Advertisements
Nga ana tjetër, ata janë survejuar gjithë kohës nga efektivë policie të pozicionuar vetëm pak metra më tutje me automjetet e tyre.