Majku: “Me dhemb ne shpirt” , mamaja e tij nuk me len ta shoh djalin tim

Reperi i njohur Majk dhe partnerja e tij i dhanë fund lidhjes së tyre, kur Majlinda ishte shtatzënë. Çifti u pa disa herë bashkë kur Roan erdhi në jetë, por secili vazhdoi jetën, madje rrallë herë Majk shfaqej në takime e fotot me të birin.

Advertisements

Së fundmi reperi ka publikuar disa foto dhe video nga takimet me fëmijë me aftësi të kufizuara duke vënë theksin në integrimin e tyre në shoqëri dhe kujdesin që meritojnë, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar.

Ndonëse gjest për tu vlerësuar, por siç duket ka pasur edhe nga ata që sjellja e reperit nuk ju është dukur e vërtetë.

Advertisements

Një prej komentuesve i drejtohet duke i thënë që së pari duhet të dojë djalin e tij dhe më pas fëmijët e tjerë. Si rrallëherë Majk ka vendosur të kthejë përgjigje dhe nuk ka qenë aspak siç e prisnim.

“Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar reperi i revoltuar.

Pas postimit nuk ka vonuar kundërpërgjigja e ish-të dashurës së reperit Majlinda Zeka e cila ka kundërshtuar fjalët e babit të djalit të saj duke u shprehur se të gjitha janë mashtrime. “Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregoj çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,-shkruan ndër të tjera Majlinda.

Artikulli paraprakNgjarje e rende! Dy gra tentojnë t’i japin fund jetës(Emrat)
Artikulli tjetërTaksa, taksa! Buxheti i Tiranës per vitin 2019: Taksa të reja për parkim, pastrim, ndërtesa…