Reporterët pa Kufij kanë publikuar raportin për vitin 2018, ku janë përfshirë edhe 3 gazetarë shqiptarë si të k*rcënuar nga k*imi dhe politika, Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Collaku.
Advertisements
Raporti i vitit 2018 flet për k*imin e organizuar që ka shtuar kë*cënimet ndaj gazetarëve dhe mediave. Gjithashtu problem konsiderohen edhe ndërhyrjet politike.
Disa prej të intervistuarve janë aktualisht nën mbrojtjen e policisë, pasi kërcënohen nga k*imi i organizuar për shkak të raportimeve të tyre.
Advertisements
Sipas raportit, mbi 30 gazetare në të gjithë botën janë vrarë nga organizata k*iminale që prej nisjes së vitit 2017.
Reporterët pa kufij kanë kanë disa muaj që kryejnë kërkime për realizimin e këtij raporti, përfshirë edhe intervista me gazetarë të piketuar, kolegët dhe familjarët e tyre.
“K*imi i organizuar nuk njeh kufij”- thotë raporti. Të paktën 10 gazetarë janë v*arë këtë vit në Brazil, Kolumbi dhe Meksikë. Kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë, sepse k*iminelët dhe politikanët shpesh bëhen aleatë kundër gazetarëve dhe pandëshkueshmëria mbretëron nëpër vende të ndryshme në botë.
Në Indi, Kamboxhia dhe disa vende afrikanë, grupet k*iminale pasurohen duke thyer të gjitha rregullat e mjedisit duke vjedhur burimet natyrore. Gazetarët që kanë hedhur dritë mbi t*afikimin e mineraleve, drurit dhe naftës janë të ekspozuar ndaj një rreziku të madh.
Edhe Europa nuk i ka shpëtuar një rreziku të tillë. Të paktën dy gazetarë janë vrarë në lidhje me punën e tyre gjatë dy vieteve të fundit: Daphne Galizia iu vu bombë poshtë makinës në Maltë në tetor të 2017, ndërsa Ján Kuciak e qëlluan për v*ekje së bashku me të fejuarën në shkurt të 2018. Në Itali, 10 gazetarë janë nën mbrojtjen e plotë të policisë ditë e natë, ndërkohë që ka edhe shumë të tjerë.