Kush eshte Jani Marka qe u largua nga protesta? Mori pjese te gjuajtja me veze ndaj kryeministrit?

Vetëm pak minuta më parë studentët kanë larguar me forcë një pedagogun Jani Marka, i cili mori megafonin për të folur.

Advertisements

Postimet e fundit të profesor Jani Markës, janë të gjitha të lidhura me protestën e studentëve.

Ndërkohë postimi i fundit i tij, para daljes në protestën e sotme në orën 11.00, ku ai nuk mundi të flasë, është thirrja për tu bashkuar të gjithë studentët sot në orën 10.00 te ministria e Arsimit.

Advertisements

Por kush është Jani Marka?

Ai është pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, si profesor i biologjisë.

Ai është përfaqësues I Lëvizjes për Universitetin, e cila këto ditët e fundit është kundërshtuar nga studentët së bashku me kreun e kësaj Levizje, Arlind Qorrin.

I lindur në vitin 1980, vjen nga Gjirokastra.

Që nga viti 2003, kohë kur ka mbaruar fakultetin e Shkencave të Natyrës, ai është emëruar si profesor i biologjisë në këtë Universitet. Ka marrë doktoraturën (”PhD) në prill të vitit 2014.

Shpesh herë e kemi parë pedagogun Jani Marka të mbrojë të drejtat e studentëve, duke iu bashkuar atyre në çdo protestë.

‘Ai është profesor biologjie dhe ka ardhur këtu për të mbrojtur të drejtat tona dhe nuk ka ardhur këtu në emër të asnjë lëvizje. Ai ka ardhur gjithmonë këtu për të mbrojtur të drejtat tona. atë pon tentojnë ta largojnë nga protesta për të na përcarë, ata janë përçarë midis nesh’, tha një student nga protesta.

Artikulli paraprakThirrja e studentëve para zyrës së Nikollës, bëjnë paralajmërimin që i shtang të gjithë:“O h*rra, hiqni duart’!
Artikulli tjetërIshte koha kur Sali Berisha dhe Rudina Magjistari nuk e shihnin dot njeri tjetrin me sy. Shume prej jush e dine arsyen!