Kush është i ‘forti’ i Elbasanit qe tetoi te vr.ase efektivet e policise, publikohet për herë të parë fotoja e tij

Del për herë të parë fotoja e Suel Çelës, 30-vjeçarit të akuzuar për te*tativë v*asje të efektivëve të policisë së Elbasanit, në incidentin e rëndë të ndodhur në tregun agro-ushqimor të këtij qyteti më 18 shtator të vitit 2017.

Advertisements

Ai është shpallur në kërkim policor pasi gjykata ka vendosur “Arrest me burg” ndaj tij për veprën penale “V*asje e punonjësve të policisë mbetur në t*ntativë”. Çela konsiderohet nga policia si një person me rr*zikshmëri të lartë.Në foton e publikuar nga Policia e Shtetit jepet dhe emri e mbiemri tjetër i 30-vjeçarit si: Marjus (Suel) Petrit Lulaj (Çela). Sipas Prokurorisë së K*imeve të Rënda mjetin “Audi” që goditi policinë e ka drejtuar Suel Çela.

Incidenti, nga i cili u publikuan dhe video atë kohë shkaktoi një reagim të madh në radhët e strukturave të policisë së Shtetit dhe lëvizje dhe tërhoqi vëmendjen duke u bërë lajmi kryesor në mediat shqiptare.

Advertisements

Sot Policia e Elbasanit ka publikuar emrat e 32 personave, të cilët janë të shpallur në kërkim dhe për të kryer arr*stimin e tyre kërkohet edhe ndihma e qytetarëve.

Artikulli paraprakRama e pranon hapur: Kemi futur njerëz te PS në protestë për identifikimin e studentëve
Artikulli tjetërE bujshme! Përfundojnë hetimet për ba.ndën e Habiljave në Itali, por ja cfare vendos prokuroria per Saimir Tahirin