Fundjava është koha kur të rinjtë e teprojnë pak me alkoolin dhe thyejnë disa limite rrugore përsa i përket shpejtësisë.
Advertisements
Pikërisht kjo është dhe koha kur policia rrugore “u shtrëngon rripat” shoferëve që thyejnë limitet.
4 persona janë vënë në pranga, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur. 13 të tjerë janë penalizuar me heqje të lejes së drejtimit për normat e alkoolit, ndërsa 39 të tjerë pasi kanë drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Advertisements
Një 23-vjeçare nga Tirana është ndaluar pasi po udhëtonte me shpejtësi skëterrë 178 km/h në rrugën inter-urbane Tiranë –Durrës.
Në njoftim thuhet:
Policia Rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Pak momente me pare 36 vjecari A. M, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l. 3 drejtues te tjere u a*restuan mbremjen e djeshme dhe oret e para te mengjezit te dites se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit. Alkooli ne timon sjell shume probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorn mjetet e transportit publik.
Vijojne kontrollet pergjate fundjaves nga Policia Rrugore e Tiranes per rritjen e parametrave te sigurise rrugore. 23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 436.6 metra. Gjate dy neteve ne oret e vona te nates ne harkun kohore 21.00 – 01.00 jane konstatuar raste te shumta te shpejtësisë deri ne dy fish mbi limitet. E nga keto raste perqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabarte. Shpejtesi qe varionin nga 140 km/h deri ne 178 km/h. Per gjate dy neteve 39 leje drejtimi te pezulluara.