Kengetarja e famshme shqiptare emocionon me mesazhin per studentet: “KENI RIZGJUAR SHPRESËN E NJË KOMBI TË TËRË’

Protesta e studentëve është mbështetur nga personazhe të njohur të ekranit.

Advertisements

Një prej tyre është edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe njëkohësisht vajza e kreut të “Zgjidhja” Koço Kokëdhima, Besa Kokëdhima e cila jep një mesazh të fortë me anë të një video në Instagram.

“Të dashur studentë dëshiroj t’ju përgëzoj, t’ju falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time më të thellë për atë që ju keni bërë. Ju kam ndjekur dhe më keni emocionuar jashtëzakonisht. Më keni mbushur me krenari. Keni rizgjuar shpresën e një kombi të tërë. Ndjej se më në fund edhe në shqiptarët e kemi një zë, edhe ne ekzistojmë. Keni dëshmuar vlera të jashtëzakonshme, vlera për të cilat vendi ynë ka nevojë sot më shumë se sa kurrë. Mos u përçani, mos u zmbrapsni, ju do e fitoni betejën në emrin tuaj, të familjeve tuaja dhe të të gjithë shqiptarëve. Mos u largoni, mos u largoni nga Shqipëria, largoni ata që ju pengojnë të jetoni. Zemra ime është me ju!”, shprehet Besa Kokëdhima.

Advertisements

Artikulli paraprakKur edhe te “tutë” te kthehen kundra, studentet e akademise gati t’iu bashkohen studenteve
Artikulli tjetërStudentët: Mos të guxojë kush të shkojë tek Rama, s’ka dialog!