Andri Kasneci është nipi i Bashkim Ulajt, oligarkut klient të Ramës(djali i motrës), ndërsa 26 vjeçari Avdjol Dobi është vëllai i gruas së Kasnecit. Mbesa e Ulajt (që ka mbaruar në SHBA universitetin) ka kontraktuar kompaninë (zyrën e konsulencës) në Delavere, duke i kërkuar hapjen e kompanisë. Kjo zyrë konsulence i ka nisur letrat orgjinale, ku dyshohet se në Shqipëri janë falsifikuar. Pritet që hetimi të mbërritje deri te kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri, pa përjashtuar drejtorët e ARRSH e OST, përkatësisht Afrim Qëndro e Klodian Gradeci
Advertisements
Thellohet skandali i falsifikimit të firmës “DH Albania”, filial i “Dunvell Haberman”, prapa së cilës është Bashkim Ulaj pronar i “Gener2” dhe oligarku klient i Edi Ramës.
FBI amerikane dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë marrë në dorë tashmë hetimin e këtij megaskandali ku janë falsifikuar firmat e sekretarit të shtetit të Delaver dhe vula apostile e SHBA për të përfituar në kurriz të shtetit shqiptar plot 30 milionë euro.
Advertisements
Themi 30 milionë euro pasi deri më tani “Pamfleti” dhe një media tjetër kanë zbardhur vetëm tenderin me dokumente fallco të lotit të parë të fituar të “Unazës së Madhe” dhe linjës së Transmetimit drejt Peshkopisë, pasi mendohet se ka dhe mashtrime të tjera.
Aq e lidhur është “DH Albania” e Avdjol Dobit me “Gener2” të Bashkim Ulajt, sa FBI ka zbardhur dhe skemën fisnore të këtyre kompanive, të ngritura me qëllimin e vetëm për të rrjepur miliona euro të arkës së shtetit.
Kështu, Andri Kasneci është nipi i Bashkim Ulajt, oligarkut klient të Ramës(djali i motrës), ndërsa 26 vjeçari Avdjol Dobi është vëllai i gruas së Kasnecit.
Ndërkohë që mbesa e Bashkim Ulajt (që ka mbaruar në SHBA universitetin) dyshohet se ka kontraktuar kompaninë (zyrën e konsulencës) në Delavere, duke i kërkur hapjen e kompanisë. Kjo zyrë konsulence i ka nisur letrat orgjinale, ku dyshohet se në Shqipëri janë falsifikuar.
Pra një lidhje fisnore dhe miqësore e thellë, që ka sjellë dhe një biznes familjar dhe njëherësh një mashtrim familjar dhe shtetëror përmes falsifikimit të dokumenteve të shtetit amerikan dhe të një kompanie amerikane.
Dhe pikërisht për këtë arësye FBI amerikane ka marrë në dorë hetimin e kësaj çështjeje, sepse kur ka aktivitet të një kompanie amerikane jashtë territorit të SHBA, merret FBI dhe DASH me hetimin dhe jo shteti përkatës, në rastin konkret shteti Delaver.
Pritet që hetimi të mbërritje deri te kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri, pa përjashtuar drejtorët e ARRSH dhe OST, përkatësisht Afrim Qëndro dhe Klodian Gradeci.