I moren jeten për 1 këngë, ja dëshmia që nxjerr zbuluar personin që që*lloi Martin Shtjefnin

Megjithëse ka disa dëshmi dhe prova të tjera në dosje që dokumentojnë qartë autorësinë e vra.sjes së Martin Shtjefnit, ngjarje kjo e ndodhur në janar 2013 mes 8 personave në një lokal me muzikë tallavaje në Lezhë, njeriu që ak.uzohet zyrtarisht nga prokuroria, Mariglen Përgjini, është nxjerrë i pafajshëm nga gjykata. Çuditërisht drejtësia shqiptare me të njëjtat prova dhe dëshmi në dosjen hetimore e ka dënuar Përgjini për ekze.kutimin e Martin Shtjefnit me 5 vite burg, duke bërë ndryshimin e aku.zës nga “Vra.sje me dashje” në “vra.sje nga pakujdesia”.

Advertisements

Por pas kthimit të çështjes nga gjykata e Apelit Shkodër për rigjykim në Gjykatën e Lezhës, me të njëjtat prova dhe dëshmitarë, kjo gjykatë në shtator 2016 ka vendosur të deklarojë të pafajshëm dhe të nxjerë nga qelia autorin e dyshuar të vr.asjes së 26-vjeçarit Shtjefni, Mariglen Përgjini.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë disa nga dëshmitë e personave që kanë qënë në tavolinën e kr.imit, aty ku dhe ka ndodhur vra.sja e të riut Shtjefni. Pikërisht në këtë tavolinë mësohet se kanë qënë 8 persona, të cilët pasi kanë mbaruar festën kanë vijuar të qëndrojnë në lokal,duke konsumuar alkool.

Advertisements

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në datën 9 janar 2013 rreth orës 22:00, Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, Alfred Marku dhe Angjelin Marku, pasi janë takuar me njëri-tjetrin kanë qëndruar së bashku në lokalin me muzikë live në pronësi të Lek Tonit.

Këta persona kanë qëndruar së bashku duke konsumuar alkool. Në këtë lokal kanë qënë dhe vi.ktima Maltin Shtjefni, i cili ka qënë i shoqëruar me të pandehurin Sergjo Prenga. Mes këtyre personave kanë qenë dhe dy këngëtare tallavaje ndërkohë tavolinës së tyre i është bashkuar dhe viktima Shtjefni.

Në dëshminë e saj dëshmitarja Drimona Vukaj ka deklaruar se:”…kam parë Mariglenin që për një moment ka nxjerrë një ar.më zj.arri pist.oletë dhe ai ka hequr krëhërin e saj, dhe e mbante drejtuar nga ana ime dhe nga krahu nga ishte Stela dhe ai personi tjetër, që u ul i fundit në tavolinë. Në këtë çast kur Marigleni ka pasur drejtuar arm.ën nga ana e Stelës, mbaj mënd që Marigleni ka ulur dorën dhe Anton Toli i ka thënë “…po ta mbajti gjuaje…” dhe ka qeshur. Në këtë moment Marigleni ka ulur dorën dhe në këtë moment, Antoni i ka thënë që s’ta mban. Gjatë kohës që Marigleni ka qenë duke luajtur me a.rmën ka ndodhur dhe krisma e ar.mës, ku është rrëzuar në tokë personi që ishte ulur midis Stelës dhe Antonit…”-ka deklaruar dëshmitarja Drimona Vukaj.

Kjo e fundit ka treguar se atë mbrëmje në tavolinë i vetmi person që kishte a.rmë ishte Mariglen Përgjini. Ndërkohë një tjetër dëshmi që hedh dritë mbi mënyrën e ekz.ekutimit të Maltin Shtjefnit dhe autorit të kësaj vr.asje është ajo e Stela Gjoka, e cila ndër të tjera tregon se:”… gjatë kohës që ne po qëndronin në tavolinë dhe po pinim pije alkoolike, Ergysi i ka bërë një kërkesë këngëtare për të kënduar një këngë dhe pasi këngëtarja ka filluar ta këndojë, një person që ka qenë i ulur në një tavolinë tjetër, të cilin unë nuk e njihja dhe në tavolinë ky person ka qenë së bashku me një person tjetër, ai e ka ndërprerë këngëtaren dhe aty është ngritur Ergysi dhe ka filluar një debat me personin që ishte ulur te tavolina tjetër.

Pasi janë sqaruar jashtë lokalit të dyja palët janë ulur në një tavolinë. Kam parë Maringlenin që po mbushte një ar.më pist.oletë dhe në ato çaste unë kam dëgjuar kri.smën e ar.mës dhe kam parë personin që erdhi nga tavolina tjetër, i cili u rrëzua në dysheme. Pas kësaj unë kam bërtitur me zë të lartë, pasi u tremba dhe në ato çaste është ngritur dhe ka dalë nga lokali Maringleni, pas tij ka dalë Ergysi dhe pas Ergysit kami dalë nga lokali unë, shoqja ime, Antoni dhe kushëriri i Antonit, ku kemi hipur në makinën e Antonit, siç ishim kur erdhëm dhe jemi nisur në drejtim të qytetit të Lezhës…”.

Një tjetër dëshmi e referuar në dokumenta dhe në gjykatë është ajo e shtetasit Sokol Toni, banakierit të lokalit, i cili rezulton të jetë dhe vëllai i pronarit të lokalit Lek Toni. Ndër të tjera Sokoli ka rrëfyer për ngjarjen:”…Mariglen Përgjini ka filluar të debatojë me zë të lartë me njërin nga personat e ulur në tavolinë dhe në debat e sipër Marigleni ka qël.luar me ar.më pis.toletë njëherë në drejtim të personit me të cilin po debatonte, të cilët ishin ulur në një tavolinë përballë me njëri-tjetrin dhe më pas Marigleni është ngritur në këmbë dhe është larguar nga lokali dhe pas tij kanë dalë edhe personat e tjerë që ndodheshin me të. Katër ditë më parë prokurori i Apelit Shkodër Elvin Gogaj, lexoi konkluzjonet përfundimtare ndaj të pandehurit Përgjini, duke kërkuar dëni.min e tij me 20 vite bur.gim për dy akuza atë të “Vr.asjes me dashje” e kryer në dëm të viktimës Maltin Shtjefni dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të arm.ëve lu.ftarake”.

Në kërkesën e tij prokurori Gogaj, kërkoi që gjykata në dhënien e vendimit për këtë të pandehur të mos aplikojë konvertimin e dëni.mit me kusht. Ndërkohë masë dëni.mi prokuroria kërkoi dhe për të pandehurit Ergys Nika, Anton Toli dhe Martin Prenga, ndaj të cilëve kërkoi një d.ënim prej 2 vitesh bu.rg secilin të akuzuar për akuzën e “Moskallëzimit të krim.it”.

Artikulli paraprakProtesta e studenteve! Ja cfare do ndodhe sot
Artikulli tjetërBabai perlot me veprimin e “cme*ndur” qe ben në varreza per te bijen e tij