Deputetja e demokrate, Grida Duma gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së ka kritikuar të larguarit nga partia, duke thënë se ata zgjodhën rrugën e pushtetit.
Advertisements
Në fjalën e saj, Duma tha se demokratët nuk kanë vajtur në luftë vetëm me kundërshtarin, por një pjesë e tyre kanë bërë mëkate duke tradhtuar njerëzit e tyre.
“E kam parë këtë sallë në 2013, kur ishte në pushtet dhe kur ra nga pushteti, e kam parë në mbledhje me demokratë e vërtetë, se si kanë kërkuar kontribut dhe meritë, se edhe ata që kanë parë se ka dy mënyra për të bërë vendin në mundësi dhe mendësi.
Advertisements
Në mundësi kjo Shqipëri bëhet, është vend i pasur, por po ta shikosh nga dritarja ajo është mjerim, kur e pyetën Caplinin nga çfarë ke frikë, tha nga varfëria, por nga ajo që tmerrohem plotësisht është që të plakem i varfër.
645 mijë pensionistë që janë prindërit dhe gjyshërit tanë marrin pensionet më të ulëta në Ballkan, ajo ndihma që ne na oshtin ironia qeverisëse që thonë janë dembelë shqiptarët, ndaj mbeten të varfër, se kur shkojnë në Evrope janë më të mirët dhe të integruarit e na e ngrenë nderin edhe pse vendi ka ulur kokën sot dhe është në turp në raport më botën.
E nisa dhe do e vazhdoj me demokratë se është e rëndësishme të themi që ju nuk keni vuajtur vetëm luftën e kundërshtarit, keni parë demokratë drejtuar drejt pushtetit, kanë zgjedhur rrugën tjetër, duhen ndërtuar mundësitë e drejta që të flihet gjumë pa mëkatin që ke tradhtuar tëndin”, u shpreh Duma.
Duke u ndalur tek protestat, demokratja tha para delegatëve se Partia Demokratike ësthë e ardhmja e studentëve dhe të rinjve, dhe se do të jetë gjithmonë përkrah tyre.
“Miqtë e mi, e ardhmja e studentëve dhe të rinjve jemi ne. E ardhmja e tyre jemi ne.
I riu dhe i vjetri duan të bëjnë Shqipërinë, të pakompleksuar nga politika dhe nëse PD është në kryre të protestave ose jo ne jemi në krye të forcës së të ardhmes, megjithëse durojmë goditje dhe na thonë për çdo gjë që nuk bën qeveria e ka fajin opozita, të mbledhin mendjen, janë aq të aftë sa duhet ti drejtohen opozitës se është aq e fortë.
E di sa janë dyshuar demokratët, kur i thonin pse nuk jeni të aftë të vidhni, fituan ata, pse nuk e morët me çdo mjet votën. Ju jeni me një trup 300 e ca numrash dhe duhet të dini që PD duhet të ekzistojë për shoqërinë, për ata studentë që duhet ta shohin shpresën këtu.
Kur ta fitojmë ta kemi fituar me kokën lart pa na thënë dikush i folët, por sepse jemi të fortë dhe e meritojmë”, ka deklaruar Duma.